Berisha, i tmerruar nga e vërteta e kutive
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi ashpër dje, pas deklaratave të Kryeministrit se kutitë nuk mund të hapen. Rama ironizoi daljet e Kryeministrit në dritare, ndërsa theksoi se përmendja e emrit të ish-diktatorit tregon ndjenjat e Kryeministrit ndaj figurës së tij.
"Sot, në një çerek dritareje të hapur të kësaj godine shurdhe,
ai që me votat e vjedhura të shqiptarëve quhet ende Kryeministër i këtij vendi të marrë peng, u shfaq pas xhamit për t‘i bërë turmës shenja me gishta, mu si një i marrë që ka humbur gojën e mendjen. Dhe si të mos mjaftonte kjo pantomimë e turpshme jo për një Kryeministër, por edhe për një punëtor që merret me mirëmbajtjen e dritareve të Kryeministrisë, ky kloun i tmerruar nga nxjerrja e së vërtetës prej kutive të votimit,
fyen publikisht një popull të tërë duke thënë: "Edhe Enver Hoxha të ngjallet, kutitë e votimit nuk hapen!" - tha Rama. Kreu socialist vlerësoi protestën dhe pjesëmarrjen e madhe të njerëzve, duke vlerësuar se dy net më parë lindi një lëvizje e re për demokracinë. "Mbrëmë në Shqipëri ka lindur një lëvizje e re popullore për lirinë e demokracinë, një bashkim i madh qytetar kundër padrejtësisë në pushtet, një aleancë njerëzish të vendosur për t‘i dhënë fund pushtetit të padurueshëm të pabarazisë, që së fundmi ka marrë formën e një regjimi të kapjes së shtetit të të gjithëve për interesat e një familjeje në pushtet", deklaroi Rama. Gjithashtu bëri thirrje që Kryeministri të pranojë hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit, të bëjë bashkë me ne transparencën e plotë të atij procesi që s‘duhet të përsëritet më kurrë në Shqipëri, të hapë kutitë e votimit dhe të çlirohet nga makthi i një pushteti votash të vjedhura që nuk rri dot në këmbë përpara vullnetit të popullit sovran.