E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rekord mbështetësish në Tiranë

Dega e PS-së së Fierit është impenjuar që të ketë një numër të madh mbështetësish në protestë, kjo është për shkak të një prej qarqeve me problematike në zgjedhjet e 28 qershorit. Kreu i PS-së në Bashkinë Fier, Arjon Muçaj, ka deklaruar për gazetën "Shqip" se "në ditën e tretë të protestës, gjatë së dielës, do të ketë një riangazhim të protestuesve. Nëse ata që qëndruan ditën e parë u kthyen ditën e dytë, në ditën e tretë protesta do të mbledhë protestuesit e të dy ditëve të para, duke e shtuar edhe më shumë numrin pjesëmarrjes në miting". Askush nga drejtuesit e PS-së lokale nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim për ndonjë skenar të mundshëm të protestës, por nën zë anëtarë të partisë që presin ditën e tretë të protestës, thonë se nuk do të ketë vetëm mbledhje në shesh. "Diçka tjetër pritet të ndodhë. Protesta do të dalë me një vendim dhe një qëndrim", të thonë organizatorë të PS-së në Fier, të cilët selinë lokale të partisë e kanë kthyer në agjenci udhëtimi drejt Tiranës, atje ku ndodhet e gjithë anëtarësia e majtë.

M.T.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›