E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goldman Sachs, sërish nën sulm për bonuset e stërmëdha

Banka e investimeve "Goldman Sachs" është sërish nën kritika të ashpra. Këtë herë, ajo duhet ta mbrojë veten nga inati i taksapaguesve, rregullatorëve dhe qeveria dhe madje edhe i aksionerëve të tij. Shkaku është se banka me qendër në Nju Jork e cila u shpëtua nga katastrofa falë parave të taksapaguesve do të paguajë një shifër rekord për stafin e saj, ose më konkretisht çdo punonjës i bankës do të marrë si shpërblim vjetor 717000 dollarë. Kjo është edhe shpërblimi më i madh i dhënë ndonjëherë nga kjo bankë gjatë 140 viteve të ekzistencës së saj. Investitorët thonë se fitimet janë rikthyer sërish dhe si pasojë duhet të kenë edhe shpërblime. Por të parët që duhet t‘i përfitojnë këto shpërblime janë aksionerët që rrezikuan dhe humbën më shumë në periudhat e pikut të krizës. Tetorin e kaluar banka mori 10 miliardë ndihma nga qeveria amerikane. Ajo ishte një nga 9 përfitueset e ndihmës së madhe qeveritare. Kjo bankë ende po përfiton nga ndihma qeveritare dhe madje ajo mund të marrë hua fonde drejtpërsëdrejti nga vetë Rezerva Federale. Ndërkohë, autoritetet financiare në SHBA dhe Europë po përpiqen që të krijojnë rregullore të reja për pagat dhe shpërblimet e bankierëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›