PS-ja pas protestës vijon me protesta
Protesta e opozitës për hapjen e kutive nuk përfundon pasditen e sotme. Deklarata e vendosur e Kryeministrit Berisha mesditën e djeshme, se kutitë nuk hapen edhe nëse ngrihet Enver Hoxha nga varri, ka mbledhur me urgjencë grupin parlamentar socialist në prani edhe të aleatëve të PS-së për të vendosur se cila është strategjia e mëtejshme e opozitës për të detyruar mazhorancën që të tërhiqet dhe të plotësojë kushtet e saj. Vetë kreu socialist, Edi Rama, bëri të ditur menjëherë pas mbledhjes së grupit, se nëse Berisha nuk hap kutitë, atëherë opozita do kërkojë ndihmën e qytetarëve. Ndërsa anëtari i kryesisë së PSD-së, Majko, është shprehur se ky është vetëm fillimi. Nuk bëhet fjalë për një vendim konkret dhe të detajuar. Grupi socialist ka rënë dakord që të vijojë protestat, duke lënë të nënkuptuar që ajo e radhës mund të zhvillohet në datën 5 dhjetor, duke shfrytëzuar në këtë mënyrë protestën e vendorëve socialistë. Këta të fundit, një javë më parë i kanë vënë afat qeverisë deri në 5 dhjetor që të plotësojë kushtet e tyre, në të kundërt do të reagojnë me një tjetër formë proteste. Duket se pikërisht një datë e tillë do të shfrytëzohet për t‘u zhvilluar protesta e radhës, por pritet të merret vendimi i fundit. Burimet nga mbledhja e grupit saktësuan për gazetën "Shqip" se protestat do të vijojnë, se 20 nëntori nuk është tubimi i fundit. Do të ketë një tjetër fazë të tyre, natyrisht duke iu nënshtruar një vendimmarrjeje konkrete nga ana e grupit parlamentar dhe strukturave të selisë rozë e në kontakt me partitë e tjera që mbështesin protestën. Sot do të ketë një tjetër mbledhje grupi, ku pritet të marrë formën përfundimtare strategjia e re e vijimit të protestave të opozitës.
Kryetari i PS-së, Edi Rama, menjëherë pasi mbaroi mbledhja e grupit, tha se nëse qeveria nuk hap kutitë opozita do ta kërkojë zgjidhjen e çështjes se zgjedhjeve të 28 qershorit me mbështetjen e qytetarëve shqiptarë. Sipas Ramës, protesta e PS-së nuk është mbledhur për motive partiake, por për t‘i dhënë zgjidhje një problemi që prek të gjithë shqiptarët që janë mbledhur në këtë manifestim. "Kjo është një çështje e shtruar për zgjidhje dhe këtu nuk është një problem i thjeshtë apo i yni. Ky është një problem që kërkon zgjidhje nga një popull i tërë, që mbështetet nga 100 mijë shqiptarë që manifestuan dje në shesh, bulevard dhe para godinës së shurdhët të Kryeministrisë. Ky problem ka të bëjë me çështjen e zgjedhjeve të 28 qershorit. Nëse nuk hapen kutitë dhe nëse nuk shkon në fund një hetim parlamentar, atëherë pa asnjë dyshim ky mbetet një problem për t‘u zgjidhur, që ne do ta zgjidhim me mbështetjen dhe me ndihmën e drejtpërdrejtë të popullit shqiptar", ka pohuar Rama.
Ndërkohë, dje protesta hyri në fazën përfundimtare të saj. 30 deputetë dhe mbështetësit e tyre kanë kaluar natën në çadrat e vendosura para Kryeministrisë. Deri në orët e vona të mbrëmjes nuk është shënuar asnjë incident, ndërkohë që janë marrë masat nga ana e organizatorëve që të mos ketë mungesë në ngrohje dhe ushqim. Protesta do të vijojë ditën e sotme dhe sipas deklarimeve edhe të kreut të PS-së, do të mbyllet në orët e vona të pasdites me një miting, ku sërish liderët dhe deputetët e opozitës do të kërkojnë hapjen e kutive