E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk kemi vendosur pajisje përgjimi

Policia e Shtetit mohoi se ka vendosur aparatura për të bllokuar apo përgjuar telefonat e deputetëve socialistë. Në një reagim të tyre, bëhet e ditur se Policia e Shtetit nuk ka vendosur automjete, apo pajisje përgjuese për monitorimin ose kontrollimin e kësaj proteste. Madje, Policia e Shtetit sqaroi se

vendosja e pajisjeve të tilla nuk është në procedurat standarde të Policisë së Shtetit, për monitorimin e tubimeve apo manifestimeve. Policia e Shtetit bëri me dije se në zbatim të ligjit, ajo ka marrë të gjitha masat për garantimin dhe zhvillimin normal të këtij tubimi, ndërsa theksoi se deklarata të tilla nuk i shërbejnë zhvillimit normal të aktivitetit, sigurimit të rendit dhe sigurisë publike, por bëhen shkak për destabilizimin e situatës.

Megjithëse prania e një furgoni blu mbi të cilën qëndronte një antenë, i irritoi tej mase të pranishmit në sheshin përpara Kryeministrisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›