Topi: Pavarësia e Kosovës, faktor stabiliteti në rajon
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, vlerësoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka krijuar një realitet të ri në Ballkan. Kjo i shërben veçse rritjes dhe garantimit të një paqeje dhe qëndrueshmërie afatgjatë në Ballkan, tha gjatë një takimi me Kryeministrin e Bosnjë-Hercegovinës, Nikola Shpiriç. "Shqipëria është e bindur se misioni i BE-së, EULEX, i cili filloi më 9 dhjetor, duhet të shtrihet shpejt në të gjithë territorin e Kosovës, në mënyrë të njëtrajtshme dhe uniforme", vuri në dukje Presidenti Topi. Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi vizitën e Kryeministrit Shpiriç, në vazhdën e vizitës së Presidentit Silajxhiq dhe kreut të Asamblesë së Bosnjë-Hercegovinës si tregues të qartë të nivelit shumë të mirë të marrëdhënieve politike dhe miqësisë tradicionale mes dy vendeve dhe popujve. Nga ana e tij, Kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës, Nikola Shpiriq, theksoi se niveli i mirë i marrëdhënieve politike, duhet patjetër të pasqyrohet edhe në rritjen e marrëdhënieve ekonomike tregtare dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha si energjetika, siguria kufitare, kontrolli doganor. Shpiriç theksoi se me hapjen e ambasadave respektive dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të duhura, shumë shpejt do të bëhet i mundur edhe lehtësimi ose liberalizimi i plotë i regjimit të vizave mes dy vendeve.
Në bisedën e zhvilluar në mjediset e Pallatit të Brigadave, bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve politike mes dy vendeve tona, shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin edhe në kuadër të nismave rajonale, nënvizuan rëndësinë e zgjerimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, duke u ndalur sidomos në nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik. Presidenti Topi vuri në dukje se fusha me interes të ndërsjellë bashkëpunimi janë ato të energjisë, turizmit, arsimit, kulturës etj., duke nënvizuar faktin se në kuadër të lehtësimit të mëtejshëm të regjimit të vizave, do të ishte e vlerësueshme gjetja e një zgjidhjeje sa më të shpejtë, "në muajt e parë të vitit 2009" mes dy vendeve për të krijuar kushte sa më të mira për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare-ekonomike.
"Shqipëria është e bindur se misioni i BE-së, EULEX, i cili filloi më 9 dhjetor, duhet të shtrihet shpejt në të gjithë territorin"