Berisha inauguron punimet Qafë-Thanë-Lin-Pogradec
13/07/2009 Deklarata: Investimet, në krye të katër vjetëve do të kemi një Shqipëri tjetër
Kryeministri vizitë ngushëllimi dhe në familjen Shkoza, humbën 2 pjesëtarë
POGRADEC- Mëngjesin e ditës së diel, Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm në inaugurimin e fillimit të punimeve për rikonstruksionin e rrugës Qafë –Thanë-Lin Pogradec, rrugë kjo që do të realizohet me financimet e buxhetit të shtetit me një vlerë prej 2 miliardë euro, e cila do të përfundojë brenda 14 muajve. Rruga Qafë-Thanë-Lin-Pogradec do të jetë 22 kilometra e gjatë, duke shënuar kështu bulevardin më të gjatë të vendit, pasi do të përshkojë gjithë gjatësinë e bregliqenit. Kjo rrugë do të përmbushë të gjitha parametrat e standardeve evropiane do të ketë trotuare, por njëherazi edhe ndriçim bashkëkohor, çka do të thotë se do të jetë një nga bulevardet më panoramike të zonën juglindore të vendit. Gjatë përurimit për fillimin e punimeve për rikonstruksionin e kësaj rruge, Kryeministri Berisha nënvizoi: “Premtimet elektorale të kësaj mazhorance do të shndërrohen çdo ditë, çdo javë, çdo muaj në realitet. Shqipëria evropiane është destinacioni ynë, ndaj ne përmes qindra e qindra projekteve do të shndërrojmë këtë vend. Në krye të katër vjetëve do të kemi një Shqipëri tjetër”.
Ndërkohë Kryeministri i vendit kërkoi nga firmat e ndërtimit, zbatim me korrektësi të të gjitha parametrave, cilësi dhe përmbushje të afateve të punimeve. Kryeministri Berisha i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij Liri Berisha u ndal edhe në qytetin e Ersekës te familja e vëllezërve Shkoza, të cilët u përballën me fatkeqësinë e humbjes së dy fëmijëve të tyre, Fatjon dhe Shpëtmin Shkoza, ku këta dy të fundit mbeten nën rrënojat e një ish-depoje bujqësore, e cila u shemb papritur kur fëmijët e vëllezërve Shkoza gjendeshin aty për të mbledhur mbeturina hekuri.