E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha inauguron punimet në parkun energjetik në Lezhë

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë në inaugurimin e fillimit të ndërtimeve të parkut energjetik në Lezhë. Kreu i ekzekutivit gjatë ceremonisë së inaugurimit tha se Shqipëria është vendi që po tërheq investimet më të mëdha në fushën energjetike në Ballkan, duke e konsideruar fillimin e punimeve për këtë park energjetik si një gurë themeli për tu shndërruar në një superfuqi të madhe energjetike rajonale. Kryeministri Berisha e ka cilësuar këtë investim historik për Shqipërinë dhe fuqizimin rajonal të vendit. Shqipëria është vendi që po tërheq investimet më të mëdha në Ballkan në fushën energjetike. Shqipëria, me gurin e themelit që po hedh këtu, ka hedhur gurin e themelit për tu shndërruar në një superfuqi të vogël energjetike rajonale, u shpreh Berisha. Sipas kryeministrit politika e qeverisë për dhënien e tokës me 1 euro, po sjell investitorë të fuqishëm në vend, duke krijuar vende të reja pune, duke veçuar këtu vlerën që realizohet aty, e cila sipas tij është dhjetëra e qindra milion euro. Më tej, kreu i qeverisë ka premtuar inaugurimin e një tjetër projekti në kaskadën e Devollit, në një hark kohor tre javor Ky revolucion do ta shndërrojë Shqipërinë në një nga vendet më të zhvilluara të Ballkanit. Nuk ishte aspak e thjesht që pikërisht n? kulmin e mungesës së energjisë të deklaronim se Shqipëria do t? bëhet një superfuqi energjetike n? rajon. Gjëja më e mirë që mund t? b?j? njeriu n? v?shtir?, rruga m? e sigurt për t`ì kapërcyer ato, ?sht? t? guxojë të mendojë t? pamendueshmen, të imagjinojë t? paimagjinueshmen. Kjo ?sht? rruga e vetme për tì shndërruar ato n? realitet dhe ne, tani, shohim një realitet krejt të ri, nënvizoi Berisha. Kreu i qeverisë theksoi se investimet e huaja janë jetike për zhvillimin e vendit, ndaj dhe qeveria shqiptare ka shpallur p?rpar?si madhore një mjedis miqësor për investimet, duke e b?r? Shqip?rin?, vendin me taksat më të ulëta n? Europ?.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›