E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grekët ndahen në dy kampe, Dule me Ramën, Ksera me Berishën

PD merr Omonian dhe gjysmën e PBDNJ
Lufta për të marrë grekët në pronësi nga rivalët politikë PS-PD duket se ka përfunduar me tragjedinë e grekëve. Tashmë koalicioni grek Omonia-PBDNJ dhe kompaktësia brenda partisë së Dules duket se ka marrë fund. Grekët më në fund ndodhen të përçarë në prezantimin e tyre politik. Nëse një ditë më parë Edi Rama thithi drejt PS Vangjel Dulen, ditën e djeshme kryeministri Berisha mori pranë vetes një pjesë të mirë të PBDNJ dhe të organizatës Omonia.  Nënshkrimi i marrëveshjes elektorale të kreut të PBDNJ-së me Partinë Socialiste ka sjellë përçarje  brenda PBDNJ-së, të cilat kanë bërë të qartë kundërshtimin e tyre ndaj kësaj aleance para dhe paselektorale me socialistët. Kryetari i Omonias dhe i PBDNJ-së për Gjirokastrën Spiro Ksera ka paraqitur dorëheqjen e tij nga kandidimi për deputet, nën siglën e PBDNJ-së. Vendimi më i fundit duket se është marrë i diktuar nga zhvillimet e ndodhura këto dy ditë në gjirin e PBDNJ-së dhe Omonias. Si kryetar i Omonias dhe PBDNJ-së për Gjirokastrën, Spiro Ksera ka mbledhur me urgjencë kryetarët e grupseksioneve të komunave minoritare si dhe të zgjedhurit në njësitë vendore duke i njohur ata me vendimin e dorëheqjes nga kandidimi. Ksera, fill pas këtij takimi të zhvilluar në orët e vona të drekës së të enjtes, që zgjati më tepër se 120 minuta, ka denoncuar vendimin e lidershipit të PBDNJ-së, i cili sipas tij ka qenë absurd për daljen në një koalicion të vetëm me forcat e majta politike. Nuk është marrë në konsideratë vendimi unanim i Omonias, që kjo forcë politike të dilte e vetme në zgjedhjet parlamentare, ka theksuar Ksera, duke parë se kjo organizatë ka mbështetje të gjerë në qarqet e Gjirokastrës dhe Vlorës. Prefekti i Gjirokastrës gjatë deklarimit të tij, është shprehur indirekt se do të kandidojë për deputet në listën e një subjekti tjetër politik nëse kjo sipas tij do të kërkohet nga strukturat e bazës së Omonias në Gjirokastër. Vendimi që mora është tërësisht moral ndaj dhe vendosa që kësaj here edhe në bazë të mbështetjes që kam nga strukturat e Omonias dhe PBDNJ të jetë i pakthyeshëm, ka nënvizuar Ksera. Por, pakënaqësia për marrëveshjen elektorale të PBDNJ-së me të majtët ka ardhur gjithashtu edhe nga strukturat bazë të Omonias dhe PBDNJ, që sipas Kserës kjo gjë është vërtetuar nëpërmjet sms-ve. Strukturat e bazës së Omonias dhe PBDNJ-së kanë shprehur pakënaqësinë për vendimin më të fundit të PBDNJ-së për koalicion me socialistët dhe kjo është e faktuar me sms e shumtë të ardhur në celularin tim nga anëtarët e thjeshtë. Gjatë dy ditëve në vijim, do të marrë kontakte me anëtarësinë e thjeshtë për të njohur opinionet e tyre rreth vendimit më të fundit, vijoi ai. Prefekti i Gjirokastrës, nuk ka fshehur opinionin e tij pozitiv për bashkëpunimin me PD-në gjatë katër viteve të fundit në qeverisje duke e quajtur të suksesshëm pasi janë gjetur hapësira të duhura qoftë në investimet e shumta në infrastrukturën në zonën e minoritetit, si dhe në investimin intelektual. Vendimet politike të liderit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, shpresoj të analizohen më datë 29 qershor një ditë pas zgjedhjeve, pohoi Ksera. Si një ndër kundërshtarët potencial të aleancës parazgjedhore të PBDNJ-së me koalicionin e majtë në zgjedhjet e 28 qershorit, Spiro Ksera ka ndërmarrë vendimin për dorëheqjen nga kandidimi për deputet nën siglën e PBDNJ-së, në kushtet e një polemike të theksuar mes tij dhe Vangjel Dules, gjatë mbledhjes së fundit të kryesisë së kësaj partie në Tiranë, ku me shumicë votash u vendos për daljen në një grupim politik me subjektet opozitare. Moskandidimi i Kserës nën siglën e PBDNJ-së, vërteton më së miri konfliktin e brendshëm mes Omonias dhe PBDNJ-së si dhe debatin e ashpër të krijuar mbledhjen e fundit të kryesisë mes Dules dhe Kserës, ku ky i fundit ka mbrojtur qëndrimin që kjo forcë duhet të dalë e vetme në zgjedhjet e 28 qershorit, por nga ana e tij kreu i PBDNJ-së nuk e ka pranuar një deklaratë të tillë. Dule nuk ka pranuar rezultatin e votimit të fundit të organizatës Omonia, qëndrimi i së cilës ishte që PBDNJ-ja të dalë e pavarur duke u shprehur se rezultati i votimit të dy ditëve më parë në kryesinë e Omonia për të dalë të pavarur ishte 6 vota pro dhe 6 kundër dhe jo 7 pro daljes si të pavarur dhe 5 kundër siç pretendonin Ksera e Bollano.

***********************************************************************
Nënkryetar i PBDNJ, Barka: Vendimet për koalicion, klienteliste
Lidhur me vendimet e PBDNJ për koalicionin parazgjedhor, nënkryetari i kësaj partie, Kosta Barka, sqaroi për gazetarët se vendimet për koalicionin e fundit ishin vendime klienteliste të disa personave në parti. Barka theksoi se para disa ditësh filloi procedura e bisedimeve për koalicion, duke diskutuar për vazhdimësinë e bashkëpunimit në zgjedhjet e 28 qershorit me Partinë Demokratike. Meqenëse isha anëtar i kabinetit qeveritar, duke vlerësuar punën e bërë për këtë periudhë, në këtë kuadër isha i mendimit që të vazhdonte funksionimi i koalicionit të mëparshëm. Megjithatë, në fund arritëm në një raport për të dalë të pavarur. Por, çuditërisht ditën tjetër u mblodh kryesia e partisë dhe vendosën. Kjo mua ishte koalicion i paravendosur me të majtën. Personalisht nuk isha dakord, sepse nuk ka pasur konsultim paraprak për një hap të tillë. Kështu ky koalicion është vendosur nga një grup të vogël njerëzish për interesat e tyre, u shpreh Barka. Veç të tjerave Barka bëri të ditur se nuk ka qenë pjesë e këtyre negociatave dhe se në koalicionin majtas mund të kemi favore më tepër. Sipas tij nuk ka pasur argumente për të justifikuar ndryshimin e befasishëm të krahut, ndaj këtë e quajti koalicion i interesave klienteliste të disa personave. Në lidhje me rolin që ka luajtur ne koalicion vizita e kryeministrit grek në vendin tonë, Barka u shpreh se Karamanlis është takuar me përfaqësues të minoritetit grek, por ajo që i intereson Greqisë është zhvillimi i zgjedhjeve sipas standardeve në Shqipëri. Tek kryesia e Omonias u vendos se nëse nuk arrimë të vazhdonim Më tej koalicionin më DD, ne do të dilnim të pavarur. Ky ishte verdikt i këtij organi që duhet të ishte marrë në konsideratë. Si ministër i qeverisë them se duhet ti jemi mirënjohës për atë që na ofrohet dhe PBDNJ është mbështetur dhe i janë plotësuar të gjitha kërkesat e saj, theksoi Barka. Sipas tij nuk kanë munguar përplasjet me kryetarin e partisë, pasi nënkryetari nuk kishte nuk dëshirë të krijohej asnjë e çarë në koalicioni qeverisës aktual. Solis është mësuar të lëviz andej-këtej nga shkon era e interesave të tij personale, nëse mund të jetë në një ballafaqim me mua e di që do të ul kokën e nuk do të flasë më, tha ai. Lidhur me qëndrimin e tij pas koalicionit të ri, ai u shpreh se është një ndër anëtarët më të votuar, më të vjetrit  dhe aksionet e vetë që nuk ia fal njeriut. Pra do të pozicionohet në funksion të asaj që do ti shërbejë më mirë interesave të vendit. Kam qenë i mendimit për të vazhduar koalicionin e pavarur dhe do të isha pjesë e kandidaturave që të arrinim atë rezultat që presim. Shpreh keqardhjen time për zhvillimet në këtë parti që e kemi krijuar me shumë kujdes, por ka pasur devijime në shumë raste për të plotësuar interesa të personave të veçantë nuk do të jem asnjëherë në krah të këtyre personave që përpiqen të mbulojnë interesat e tyre të vogla, tha Barka.

************************************************************
Solis: Nga e djathta u larguam për çështjen Çame
Sekretari i Përgjithshëm i PBDNJ-s, Leonard Soli gjatë një prononcimi mediatik ka theksuar se largimi i kësaj force politike nga qeverisja e djathtë është bërë për arsye politike dhe është bashkuar me forcën e majtë për arsye matematike. Ai nuk bëri publike në detaje arsyet e largimit nga qeveria,  por pranoi se çështja Çame ka qenë temë e diskutimit shumë e nxehtë Berishën. Nuk kemi rënë dakord për disa probleme që u zhvilluan me kryeministrin dhe si përfundim u ndamë miqësisht, theksoi ai. Sipas Solit, kjo është hera e parë që kjo parti ka krijuar koalicion, sepse siç thekson ai, PBDNJ është nga partitë e pakta që kanë traditë që të dal e pavarur në zgj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›