Topalli: Deputetët e PS përdoren gabimisht nga Rama
Kryeparlamentarja Topalli paralajmëron zhvillimin e një tjetër seance plenare. Gjatë një interviste televizive, Topalli ka akuzuar kreun e PS, Edi Rama për mungesa respekti ndaj parlamentarizmit, duke e cilësuar një mesazh tepër të rëndë dhe problem i madh, jo vetëm për Ramën por edhe për partinë që ai drejton, si dhe për të gjithë politikën.
Jam dakord për atë që thoni se modeli që ka në mendjen e tij është mbledhja e bashkisë së Tiranës, vota dhe votimi është zemra e çdo demokracie, ai ka përbuzje për këtë princip, për socialistët e thjeshtë, ka theksuar Topalli. Sipas saj, sulmi i liderit socialist Rama është drejtuar vetëm ndaj kreut të qeverisë, duke veçuar si sulm më të madh ndaj tij, rrugën Durrës- Kukës. Mocioni ndaj kryetares së parlamentit ishte për të goditur kryetarin e partisë, nga dita e parë deri në ditën e fundit sulmet e kryetarit të bashkisë kanë qenë vetëm ndaj kryetarit të qeverisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka strategji të kombinuar me taktikën e tij, të shkatërrojë, të godasë fort e pa mëshirë kundër sukseseve më të larta të kësaj qeverie. Sulmi më i madh ka qenë kundër rrugës Durrës- Kukës, kundër ministrit të transporteve, por sulmi ka qenë kundër Berishës sepse ka qenë ai që ka ndërmarrë ndërtimin e kësaj rruge, nënvizoi Topalli. Duke sjellë ndërmend periudhën kur opozita i binte bilbilave në parlament, kryetarja Topalli e ka cilësuar këtë sjellje jo kundër saj, por një mënyrë për të zhvlerësuar parlamentin. Topalli e ka përmendur këtë akt jo si ide të deputetëve të grupit parlamentar të PS, por ata janë drejtuar për tre muaj rresht nga kreu i tyre socialist. Kur kemi qenë në opozitë kurrë në parlament nuk ka rënë bilbili, megafoni, boria. Ka pasur armë ndaj kryeministrisë jo nga PD. Në 28 nëntor në 12 të natës së bashku me Palokën i cili ka qenë në një makinë me Berishën në dalje të rrugës jemi rrethuar nga 300 njerëz të armatosur me makina policie thua se kishin kapur Binladenin dhe na kanë mbajtur rreth një orë nën presion e më pas na kanë dërguar në komisariat, unë në rolin e nënkryetares së parlamentit. Krahasimet mes një opozite dhe një tjetre nuk kanë të përbashkëta, ka vijuar ajo. Duke vlerësuar deputetët socialist ajo ka veçuar se në grupin parlamentar të tyre ka njerëz që kanë punuar për integrimin e Shqipërisë, por bënë diferencën mes tyre dhe kryetarit Rama. Në lidhje me braktisjen e PBDNJ-së, kryeparlamentarja Topalli ka theksuar se në ditën e zgjedhjeve PD do të marrë më tepër vota nga minoriteti nga personalitete të tjera të kësaj partie, sepse janë bërë investimet të pafundme në këto zona. Sipas saj, kongresi i PD do të jetë i plaftormës elektorale. Në lidhje me pjesëmarrjen e grave në grupin parlamentar të PD, Topalli ka theksuar se ende nuk është e saktë nëse do të bëhen 30% fiks, por ka veçuar se po bëhet çdo përpjekje për të pasur një numër sa më të madh zonjash këtë radhë.