E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa- Gates, sigurohet ndihma e SHBA për asgjësimin e armëve

Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë Shqipërinë në procesin e asgjësimit të municioneve të tepërta. Ketë garanci mori në Pentagon ministri shqiptar i Mbrojtjes Gazmend Oketa, i cili u takua në Washington me homologun e tij amerikan Robert Gates. Oketa deklaroi pas takimit me sekretarin amerikan te Mbrojtjes, se ka marrë gjithashtu mbështetje të plotë për misionet shqiptare në Afganistan, si dhe për modernizimin e ushtrisë shqiptare. Është prekur sigurisht çështja e demilitarizimit, çështje e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit. Bëra një prezantim për sa është arritur në këtë proces dhe mora mbështetjen nga Gates se SHBA do të asistojnë Shqipërinë në ketë proces. U përmend edhe çështja e Afganistanit, ku u shpreh falënderimi për kontributin e dhënë për këtë mision, ka deklaruar Oketa. Gjatë vizitës se tij në SHBA, Oketa mori pjesë edhe në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar në Komandën e Aleancës për Transformim, në Norfolk të Virxhinias.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›