E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha jep lëmoshë për të përndjekurit, në këmbim të votës së tyre

Qeveria miraton legalizimin e banesave të ish të përndjekurve
Kryeministri Berisha jep lëmoshë për të përndjekurit dhe të ardhurit në kryeqytet, për të përfituar votën e tyre në prag të zgjedhjeve elektorale. Ndërkohë që na ndajnë edhe pak ditë nga dita e shumëpritur, e 28 qershorit ku shqiptarët do të vendosin për qeverinë e re, kryeministri Berisha ka arritur në një farë mënyrë të sigurojë një pjesë të mirë të votave të kësaj shtrese sociale. Vota e të përndjekurve dhe e të ardhurve këtë radhë është shpërblyer me legalizimin e banesave të tyre. Qeveria shqiptare, në mbledhjen e radhës ka miratuar një sërë vendimesh, të cilat hapin dritën jeshile për legalizimin e banesave për 7 mijë e 500 familjeve në Tirane dhe Kombinat. Qeveria shqiptare në mbledhjen e radhës ka miratuar një seri vendimesh për legalizimin e disa mijëra objekteve të banimit në Tiranë. Kryeministri u shpreh se procesi i legalizimit po shkon drejt fazës më të shpejtë dhe se mbi 150 mijë objekte janë përgatitur për këtë proces. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ndër të tjera theksoi se angazhimi i letrave me vlerë në procesin e legalizimit është pritur jashtëzakonisht mirë nga qytetarët. Janë 6 mijë familje të tjera, kryesisht në Tiranë, banesat e të cilëve legalizohen. Janë rreth 1300 familje, të cilave iu privatizohen banesat në Kombinat dhe tek ish shkolla  e Partisë. E vërteta është që procesi i legalizimit po shkon drejt fazës më të shpejtë, pasi të përgatitura për proces janë mbi 150 mijë objekte. Në çdo mbledhje qeverie do të ketë disa mijëra. Angazhimi letrave me vlerë në këtë treg është pritur jashtëzakonisht mirë nga qytetarët, të cilët i kanë këto letra në xhep dhe tani kanë mundësi t'i shesin në treg të leverdishëm, sikundër është pritur shumë mirë edhe nga ata që do të legalizojnë shtëpitë e tyre, pasi kjo përbën një zbritje të qartë në  çmimin e tyre, nënvizoi ai. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, Për pronat e paluajtshme të shtetit, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004, Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave vendosi që objektet e ish-Kombinatit të Tekstileve të Pambukta, Tiranë, të Ndërmarrjes Mekanike-Tekstili, Tiranë, të ish-Shkollës së Partisë, Tiranë, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, ti kalojnë Entit Kombëtar të Banesave për fond banesash. Enti Kombëtar i Banesave të bëjë privatizimin e këtyre objekteve për personat, të cilët i kanë aktualisht në përdorim, sipas akteve, ligjore dhe nënligjore, në fuqi. Në bazë të këtij vendimi, Enti Kombëtar i banesave ngarkohet të bashkëpunojë me ish-Kombinatin e Tekstileve të Pambukta, Tiranë, me Ndërmarrjen Mekanike-Tekstili, Tiranë, dhe njësinë bashkiake nr.11, Tiranë, për saktësimin e listave përkatës. Po ditën e djeshme, qeveria vendosi privatizimin e banesave të 195 familjeve të ish të përndjekurve politikë. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin Për kthimin në fond banesash të disa objekteve të ish-kombinatit të Tekstileve, në Tiranë, të Ndërmarrjes mekanike-tekstili, Tiranë dhe të ish shkollës së Partisë, Tiranë, në të cilat aktualisht banojnë 195 familje që i përkasin shtresës së ish- të përndjekurve politikë. Në bazë të këtij vendimi, këto objekte do ti kalohen Entit Kombëtar të banesave, për fond banesash dhe privatizim, si zgjidhja më e mirë në ndihmë të këtyre familjeve, pasi këto godina e kishin humbur prej kohësh funksionin, për të cilin ishin ndërtuar. Këto objekte i kalohen Entit Kombëtar të banesave, të objekteve të ish-qytetit të nxënësve, pranë Shkollës së Mesme Teknologjike, Tiranë, (ish-shkolla e mesme bujqësore, ish-konvikti i ndërtimit, ish-shkolla e ulët e ndërtimit), sipas formularit dhe planimetrive, që i bashkëlidhen këtij vendimi, për privatizimin e tyre, në favor të banorëve të pastrehë, të cilët banojnë në këto ndërtesa. Ndër të tjera, Enti Kombëtar i Banesave ngarkohet në bazë të këtij vendimi, që të lidhë kontratat e privatizimit me banorët e pastrehë, të përfshirë në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas kushteve të privatizimit, të përcaktuara me udhëzim të veçantë të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Po ashtu, ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Arsimit dhe Shkencës, ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe Enti Kombëtar i Banesave të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›