E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI shpreh ngushëllimet për familjen e kreut të PDK në Malësi të Madhe

Lëvizja Socialiste për Integrim i shpreh me keqardhje ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e Kryetarit të PDK në Malësi të Madhe Aleks Keka, i cili humbi jetën dje në mëngjes si pasojë e shpërthimit të automjetit të tij në rrethana ende të paqarta.Shpresojmë që kjo ngjarje e rëndë të mos ketë ndodhur për motive politike, dhe u kërkojmë organeve kompetente, zbardhjen e menjëhershme të rrethanave në të cilat ndodhi kjo ngjarje tragjike. Marrim shkas nga kjo ngjarje për ti bërë thirrje edhe njëherë të gjitha forcave politike të tregojnë kujdes dhe maturi në fjalorin që përdorin gjatë takimeve elektorale, të ruajnë etikën e komunikimit dhe të zhvillojnë një fushatë sa më të civilizuar, vijon LSI. Ajo shpreh bindjen e saj se subjektet politike dhe përfaqësuesit e tyre kanë një përgjegjësi të veçantë për të siguruar një klimë sa më të qetë elektorale dhe për të evituar çdo deklaratë apo akt të dhunshëm qe çon në tensionimin e situatës parazgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›