PS dënon vrasjen e Kekës, i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit
Partia Socialiste vlerëson se ngjarja e djeshme ku mbeti i vrarë kreu i Partisë Demokristiane në Malësi të Madhe, Aleks Keka, përgjak fushatën zgjedhore, e cila po tensionohet gjithnjë e më shumë nga gjuha e urrejtjes dhe presionit të pushtetit. Partia Socialiste po ndjek me vëmendje ngjarjen shokuese të ndodhur dje në mëngjes në Shkodër.
Ne i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, miqve dhe kolegeve demokristiane. Ngjarja e sotme përgjak serish fushatën zgjedhore të cilën po e tensionon çdo ditë e më shumë gjuha e urrejtjes dhe presioni i pushtetit. Ne i bëjmë thirrje policisë së shtetit, të punojë pa u bërë pale me askënd dhe pa u nxituar në përfundime të parakohshme dhe joprofesionale, të zbardhe një orë e më parë rrethanat e kësaj vrasjeje dhe të çojë përpara drejtësisë autorët e saj, shprehet PS. Partia Socialiste i bën thirrje shqiptarëve ti shmangen dhunës dhe të bëhen pjesë e një debati politik qytetar.