Berisha" ju ftoj në politikë që të shkëlqeni ashtu siç keni shkëlqyer dhe në biznes "
07/03/2005 Kryetari i PD-së Berisha fton biznesin të kandidojnë nën siglën e opozitës.
Biznesmenët të bëhen pjesë e politikës shqiptare.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar dje biznesmenët të konkurojnë në politikë nën siglën e opozitës, por me kusht që të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Ftesën Berisha e bëri dje nga qyteti i Beratit, ku ka vijuar takimin e tij paralektoral, "Ditët e Shpresës". Gjatë takimit me anëtarët dhe simpatizantët e këtij qyteti lideri demokrat premtoi dhe një herë përgjysmimin e taksave si dhe uljen e TVSH-së, uljen e shpenzimeve qeveritare etj.
Biznesi
Lideri demokrat gjatë takimit të tij me biznesmenët e qytetit, i ftoi këta të fundit të marrin pjesë në politikën shqiptare, nën siglën e opozitës. Sipas Berishës, një njeri që ka shkëlqyer në biznes nuk ka pse mos shkëlqejë dhe në politikë, por duke respektuar kushtetutën dhe ligjet. "Ky shtet shkel edhe kushtetutën dhe pikërisht, nenin 103 që bën fjalë për biznesin. Duka dhe Angjeli kanë bërë, që njerëzit e biznesit të jenë dhe viktimat e para të qeverisjes së tyre. Ndryshe nga këta që qeverisin, unë ju ftoj ju në politikë që të shkëlqeni ashtu siç keni shkëlqyer dhe në biznes. Por, në rast se vendos të hysh duhet të respektosh Kushtetutën, që të tjerët të mos e pësojnë, si banorët e Vurgut që kanë sot 10 mijë ton misër, që po u kalbet në hambarë, sepse Duka importon drithëra nga jashtë, duke deklaruar se ´Më kanë mbetur dhe vetëm 6 muaj ministër´", tha Berisha
Korrupsioni
Berisha premtoi luftë kundër korrupsionit, në rast se PD-ja vjen në pushtet, duke lënë dhe një herë të kuptohet se do të jetë ai që do të kryesojë qeverinë e opozitës. "Unë ju siguroj se Sali Berisha dhe stafi i tij, është katër herë më i uritur se në '96 për të luftuar korrupsionin dhe do të pres çdo dorë qeveritare, që do të tentojë të futet në xhepat tuaja", tha Berisha. Sipas tij, korrupsioni është bërë shkak, që sot Shqipëria ka taksat më të larta në rajon dhe vjeljen më të ulët të tyre. "Për këtë qëllim, ne kemi përgatitur një paketë fiskale. Nuk do të ketë më 40 taksa, por ato do të thjeshtohen në 12, jo duke paksuar Buxhetin e Shtetit, por duke vjelë 100 për qind taksën. Taksa sot vilet vetëm në 21 përqind të GDP, ndërkohë që rajoni vjel 88 për qind", tha Berisha. Sipas tij, në paketën fiskale të PD-së parashikohet një shportë mallrash, të cilat nuk do të taksohen siç janë energjia elektrike apo ndërtimi. Ndërkohë ulja e TVSH-së, e sigurimeve shoqërore, si dhe shkurtimi i shpenzimeve qeveritare ishin disa nga premtimet e tjera që Berisha dha para elektoratit.