PDR takim me elektoratin në Tiranë
07/03/2005 PDR gjatë një takimi të zhvilluar në minibashkinë Kombinat në Tiranë, ka theksuar mungesën e energjisë dhe prerjet e dritave me dhe pa rregull nga KESH-i. Pollo, gjatë takimit me elektoratin e PDR-së në këtë zonë tha: “Kombinati ashtu si Ali Demi, Porcelani e Lapraka janë lagje të Kryeqytetit. Por a dini se çfarë kanë ato të ngjashme me Ishmin apo Rroskovecin? Që të gjithë rrinë orë të tëra pa drita, megjithëse digat mezi e mbajnë ujin e reshjeve. Dhe kjo ndodh, pasi qeveria nuk lejon privatët të importojnë korrent, nuk bën privatizim por vetëm shoë, nuk faturon sipas matësve por sipas planit, ndërsa KESH-i i përmbyt mediat me reklama të panevojshme. Socialistëve duket se i leverdis populli në errësirë dhe vetja në pushtet. Por, ju keni në dorë ta ndryshoni këtë njëherë në katër vjet dhe tashmë ky afat po afron. Zgjidhja është në dorën tuaj".