PS nis punën për strategjinë e barazisë gjinore
07/03/2005 Grupi i Punës do të diskutojë në selinë rozë, mbi projektet për integrimin e grave.
Komisioni i Mundësive të Barabarta, pranë Partisë Socialiste, nesër do të shpall strategjinë e kësaj partie me temë "Vizioni Social për Gruan drejt Integrimit". Kryetarja e këtij komisioni, ministrja e Integrimit Evropian, Ermelinda Meksi, ka bërë të njohura për "Metropol" disa çështje kryesore, në të cilat do të zhvillohet strategjia elektorale e PS-së për rritjen e rolit të gruas në shoqërinë shqiptare. "Zhvillimi njerëzor, nëse nuk është gjinor, është në rrezik", me këtë tematike komisioni për Mundësi të Barabarta tenton të trajtojë problematikën gjinore në këndvështrimin e një opinioni të kultivuar, në bazë të eksperiencës tetëvjeçare, të qeverisë të Partisë Socialiste, politikave gjinore të ndërmarra dhe sfidat që e presin shoqërinë shqiptare drejt emancipimit të saj. Konsideratë e veçantë duhet t’i kushtohet kësaj çështjeje edhe për arsye se periudha tranzitore, nga një regjim i bazuar në një ekonomi të planifikuar në ekonominë e tregut, ndikon dhe prek me tepër gruan, në një mënyre të ndryshme se sa ajo që prek meshkujt në përgjithësi. Strategjia e hartuar nga PS-ja, synon që në zbatim të rekomandimeve të Bashkimit Europian për problematikën e pabarazisë gjinore në Shqipëri, t'i japë zgjidhje çështjeve si zhvillimi ekonomik dhe social i vendit dhe të shikohet edhe në këndvështrimin e fuqizimit të rolit të gruas. Hapja e tregut të punës dhe hapësirat, që i ofrohen gruas për pjesëmarrje është vlerësuar si një pikë shqetësuese. Ndërkohë, që përparësi do t'i jepet dhe institucionalizimit të rolit të OJF-ve të grave, si oponencë konstruktive e politikave gjinore të PS-së dhe qeverisë së saj. Çështje të tilla si gratë shqiptare në politikë, gruaja në zonat rurale, media për Gruan, Gruaja në Media, gruaja në fokusin e politikave shëndetësore, gruaja në fokusin e politikave arsimore, si dhe gruaja në sipërmarrje do të jenë pikat kyçe të strategjisë socialiste për katër vitet e ardhshme.