Shëndetësia, arsimi prioritet i LSI
07/03/2005 Kur disa muaj më parë, në prag të shpalljes zyrtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim deklarova se nuk do të ishim forca e radhës në politikën shqiptare, por një forcë e re e së ardhmes, skeptikët e vlerësuan si utopi. Në këto muaj i dhamë politikës shqiptare një leksion të plotë demokracie, i dhamë shoqërisë shqiptare modelin e një politike të re, që ngrihet mbi solidaritetin dhe kohezionin
Ne provuam se nuk lindëm si produkt i tranzicionit, por si domosdoshmëri për t’i dhënë fund atij. Qytetari për ne është fokusi dhe thelbi i politikës, e jo një votues pa arsye, që paraqitet te kutitë e votimit një herë në katër vjet. Ai është pjesëmarrës në vendimmarrje, në përcaktimin dhe realizimin e interesave të tij të ligjshme, e jo vetëm konsumator i politikës.
Rritja ekonomike realizohet duke hartuar e zbatuar politika të qarta e efikase, të zhvillimit të vendit, nxitur rritjen e prodhimit industrial dhe rrjedhimisht edhe peshën e këtij komponenti në PBB, përmirësuar infrastrukturën publike, sidomos atë të transportit, energjisë dhe furnizimit me ujë, dhe duke zgjidhur përfundimisht problemin e kthimit e kompensimit të pronave.
Ilir Meta, thekson se do të paraqiten platforma të plota mbi zhvillimin e zonave rurale
Shëndetësia dhe arsimi prioritet i LSI-së
"Imperative është ndryshimi i menjëhershëm dhe rrënjesor i situatës"
Kryetari i Partisë Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka theksuar se me ardhjen e kësaj force politike në pushtet, shëndetësia, arsimi dhe zhvillimi ekonomik i vendit do të jenë prioritet. Sipas Ilir Metës, "LSI synon drejt një sistemi bashkëkohor arsimor". Për këtë pikë, kjo Parti ka paraqitur një strategji, që do të zbatojë në rast se merr pushtetin. Ndërsa shëndetësia është cilësuar si një tjetër prioritet i LSI-së. "Për ne është imperative ndryshimi i menjëhershëm dhe rrënjesor i situatës, duke vlerësuar si mjaft kritike gjendjen aktuale të sistemit shëndetësor, në mënyrë të veçantë në drejtim të strukturimit të tij, cilësisë së ulët të ndihmës mjekësore ndaj qytetarit dhe menaxhimit të tij me forma dhe metodologji të prapambetura", tha Meta. Për të, ky ndryshim do të konsistojë në reformën strukturore të të gjithë sistemit shëndetësor, që shërbimet të cilat ofrohen me kosto tepër të lartë jashtë vendit t’i ofrohen qytetarëve në vend.
Ekonomia
Gjatë takimit të zhvilluar dje, Ilir Meta ka theksuar rëndësinë e programeve dhe projekteve në zhvillimin e zonave rurale të vendit. Sipas tij, ekspertët duhet të përqendrohen në strategjitë për zhvillimin e bujqësisë. "Synimi ynë lidhur me zhvillimin e zonave rurale është ndalja e rrënimit të deritanishëm duke nxitur rritjen e prodhimit bujqësor të vendit; shmangur ndërhyrjen e monopoleve në përcaktimin e konjukturave të kërkesë-ofertës; përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën rurale dhe rrjedhimisht edhe aksesin e prodhimeve bujqësore në treg duke hequr, pa kufizim, në të gjithë vendin akcizën e karburanteve për mekanikën bujqësore", tha Meta. LSI ka premtuar ngritjen e strukturave të posaçme, që do të ndihmojnë në kreditimin e sipërmarrësve në fushën e bujqësisë. Zhvillimi në këtë sektor sipas Metës, do të vijë duke ngritur institucionin që do të garantojë kreditë, që sistemi bankar do të japë në fushën e biznesit bujqësor dje hartuar e promovuar programe të marketingut për agrobiznesin. Promovimi i agroturizmit do të jetë një tjetër strategji e LSI-së, në rast se do të dalë forcë qeverisëse në zgjedhjet parlamentare.
Premtimi
Ilir Meta premtoi dje rritje ekonomike më të lartë, rritje të të ardhurave dhe rishpërndarje më të drejtë e cilësore të të ardhurave të realizuara. Këto, do të realizohen nga zbatimi i projekteve dhe rritja e punësimit. "Unë besoj se vendi ka të gjitha potencialet, që të arrihet një rritje ekonomike prej 6.5-7.5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto në katër vitet e ardhshme. Kjo rritje ekonomike, realizohet duke hartuar e zbatuar politika të qarta e efikase të zhvillimit të integruar të vendit, nxitur rritjen e prodhimit industrial dhe rrjedhimisht edhe peshën e këtij komponenti në Prodhimin e Brendshëm Bruto", tha Meta në qëndrimin e tij.
LSI shpall konkurimin për kryetarin e partisë
Lëvizja Socialiste për Integrim, ka deklaruar dje me anë të Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Petrit Vasili, nisjen e konkurimit për zgjedhjen e kryetarit të parë të kësaj partie. Vasili ka shpallur dje kryesinë e Konventës, e cila do të drejtojë atë deri në zgjedhje. Avokati Artan Hajdari, Filloreta Kodra, Edmond Panariti, Viron Bezhani dhe Erisa Xhixho do të jenë drejtuesit e këtij procesi të cilësuar tepër të rëndësishëm, Hajdari si kryetar i Kryesisë së përkohshme, theksoi se komisioni organizator i ngarkuar me regjistrimin e kandidaturave për kryetar të LSI-së, bën të ditur se aktualisht Ilir Meta është konkurenti i vetëm. Grupi organizator ka respektuar statutin dhe rregullat e vendosura nga Konventa. "Është e rëndësishme të themi, se në këtë proçes të madh, demokratik të partisë janë plotësuar dy mundësi, dy kushte kryesore për t’ju dhënë mundësinë për të kandiduar për kryetar të LSI-së, çdo anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar, dhe çdo anëtar të LSI, i cili do të kishte mundësinë dhe mbështetjen e 3 për qind të anëtarësisë të LSI-së. Duke qenë se nuk ka pasur në këtë grup organizator asnjë kandidature tjetër, përveç kandidaturës së Ilir Meta, që siç e dimë të gjithë është kandidatura e zgjedhur nga Komisioni Nismëtar i themelimit të LSI-së", thuhet në deklaratën e dhënë dje.