Nobelisti Solow, këshilltari i Bankës Botërore për raportin mbi Shqipërinë
07/03/2005 Studiuesi i teorive të rritjes ekonomike asistent në studimin mbi vendin tonë
Nobelisti në fushën e ekonomisë Robert Solow, është një prej këshilltarëve të Bankës Botërore, që ka paraqitur raportin e botuar dy ditë më parë për Shqipërinë. Solow është një nga nobelistët më të njohur në këtë fushë, ku është vlerësuar për punimet e tij në rritjen e kapitaleve dhe në analizat që ai ka përpunuar. Bëhet e ditur se në vitin 1987 Solow ka marrë titullin Nobel, për kontributin në fushën e studimeve në ekonomi. Ai është lindur në Bruklin në Nju-Jork më 23 gusht 1924. Solow thekson se ka qenë një nxënës i mirë, por kjo deri në vitin e fundit të shkollës së lartë ku kishtë hasur lëkundje. Sipas tij, ka qenë një prej mësuesve, që i ka kërkuar të lexojë 19 novelistët më të njohur Rus dhe Francezë, që ka sjellë një rizgjim të tij. Pas kësaj, ai ka nisur studimet në Harvard në vitin 1940. Studimet e tij të para janë në sociologji dhe në antropologji. Por, në vitin 1942 kishte emergjenca të tjera ndaj ai u detyruar të linte studimet dhe të futej në ushtri. Ai ka shërbyer në Afrikë dhe Siçili të Italisë. Ai beson se ka qenë shërbimi ushtarak, që ka përforcuar karakterin e tij. Në vitin 1945 Solow i është rikthyer studimeve në Harvard, këtë radhë për studimet në ekonomi. Gjatë studimeve me profesor Wassili Leontief, ai thekson se ka marrë substancën e teorisë së ekonomisë moderne.
Punimet
Robert Solow është një prej figurat më të mëdha të Neo-Keynesian Synthesis makroekonomi. Bashkë me Paul Samuelson, ai ka formuar bazën e M.I.T. të departamentit të ekonomisë të ngritur menjëherë pas luftës së dytë botërore. Të dy së bashku kanë përpunuar disa pjesë së punës të teorisë së rritjes të Von Njumanit, në vitin 1953, kanë bashkëpunuar në teorinë e kapitalit në vitin 1956, në programimin linear në vitin 1958 dhe në Kthesën e Philipsit në vitin 1960. Në punimet individuale të Robert Solow renditen "Modeli i rritjes Neoklasike" (1956, 1970), "Një model i plotë përfshirjes së kapitaleve heterogjene të të mirave materiale", "një kontribut në teorinë e rritjes ekonomike", "aspekte analitike të politikave kundër inflacionit", "investimet dhe teknikat e progresit". "Teoria e kapitalit dhe përqindjet në kthim", "A ka rëndësi politika Fiskale", "Ekonomia e Burimeve apo Burimet e ekonomisë". Disa prej këtyre janë analiza të botuara në botime të ndryshme. Gjithashtu, Soloë është i njohur dhe për studime mbi teoritë të rritjes ekonomike.