E Diel, 1 Nëntor 2026

PAD nis përgatitjet për zgjedhjet

07/03/2005  Partia Aleanca Demokratike po përgatit strukturat e saj në shkallë vendi, për të përballuar zgjedhjet e përgjithëshme të kësaj vere. Vendimi që kjo parti do të dalë me 100 kandidatë në këto zgjedhje, ka sjellë konsolidim të strukturave në çdo degë dhe nëndegë. Sipas Presidentit të kësaj partie, Neritan Ceka, tashmë po punohet për të caktuar kandidaturat për deputetët e kësaj partie. Sipas tij, "përzgjedhja do të vijë në bazë të kritereve ku kandidatët duhet të gëzojnë mbështetje të anëtarësisë të jenë figura të spikatura dhe të afta për të rivalizuar kandidatët e partive të tjera në këto zgjedhje". Ndërkohë, sipas Cekës, aleancat e mundshme me Partinë Socialiste, apo partitë e tjera të "Koalicionit për Integrim" i shikon në një plan zyrtar dhe të paraprira me strategji konkrete. Sipas burimeve pranë PAD-së, kjo parti ka filluar bisedime në nivele të dyta dhe të treta me PS-në, për të intesifikuar bashkëpunimin në prag të zgjedhjeve të përgjithëshme, duke synuar fitoren e së majtës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›