Minarolli "Në listë e kandidatëve dhe anëtarë të kryesisë"
07/03/2005 Përzgjedhja e kreut të PD-së Tiranë
Kryetari i Partisë Demokratike dega Tianë, Vili Minarolli, premton një garë të fortë elektorale në konferencën e kryeqyetetit, ku do të zgjidhet dhe zëvëndësuesi i kryetarit aktual. Nga seksionet e nëndegëve është propozuar një listë emrash, ku bien në sy dhe eksponentë të rëndësishëm të PD-së. "Në listën e emrave të përzgjedhur nga seksionet, figurojnë emrat e Bamir Topit, Spartak Ngjelës, Sokol Olldashit, Sandër Biberaj etj. Por gjithsesi fjala e fundit, për përzgjedhjen i mbetet kryesisë së Partisë", tha Minarolli. Konferenca e PD-së, që pritet të mblidhet diku nga mesi i marsit do të përzgjedhë veç kryetarit dhe delegatët për në Kuvendin kombëtar, që do të zhvillohet më datë 23 prill. Gjithsesi, gara për kreun e Tiranës, pritet të zhvillohet e fortë dhe me të papritura. Deri më tani listën e preferancave nga elektorati në bazë e kryeson kryetari i FRPD-së, Sokol Olldashi, por nuk përjashtohet mundësia që ky rezultat të përmbyset dhe në momentin e fundit. Zgjedhja e kreu të PD-së së Tiranës, merr rëndësi të veçantë edhe për faktin se këtë vit kryeqyteti do të ketë në Kuvend 12 deputetë dhe në të është e përqëndruar rreth 1/3 e elektoratit që ndikon shumë dhe në rezultatet e proporcionalit. Debate priten dhe në kryesinë e qëndrore, ku do të përzgjidhen kandidaturat që do i nënshtrohen votimit të delegatëve në konferencën e Tiranës, pasi një pjesë e kandidaturave të paraqitura janë njëkohësisht dhe anëtarë të kryesisë së PD-së. Ndërkohë, vetë Vili Minarolli është përjashtuar nga kandidimi pasi ai i ka konsumuar të dy mandatet e parashikuara në statut për kryesimin e degës së PD-së.