Liria e medias, Shqipëria e 79-a, pas Serbisë e Kosovës
Autori i Lajmit: red.
“Në krye të rreth 20 vendeve evropiane janë ato nordike, si Islanda, Norvegjia dhe Finlanda. Disa nga demokracitë e reja përfshirë Estoninë, Letoninë dhe Sllovakinë, janë në dhjetë vendet kryesore. Islanda mbron vendin e parë të lirisë së shtypit”
Shqipëria renditet e fundit në rajon për lirinë e shtypit. Sipas grupit të lobingut për lirinë e shtypit, “Reporterët pa Kufij”, (Reporters Uithout Borders) vendi ynë renditet në vendin e 79-të, në shkallë botërore pas Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Ndër listën e 173 shteteve, Maqedonia ndodhet në vendin e 42, Kosova në vendin e 58, ndërsa Shqipëria është në vendin e 79-të. Vendi ynë renditet edhe pas një sërë vendesh afrikane, të tilla si Trinidad Tobago, Namibia, Gana, Mali etj. Krahasuar me vitin e kaluar, Shqipëria është ngritur me 8 vende në renditje, pasi në 2007-ën klasifikohej e 87-ta. Sipas këtij raporti, fjala e lirë është prekur në disa vende, në mënyrë të veçantë në SHBA dhe Izrael, për shkak të çështjeve të sigurisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës radhiten në vendin e 36-të në një rang me vende si Bosnjë-Hercegovina, Afrika e Jugut apo Tajvani.
Raporti
“Reporterët pa Kufij”, në raportin e tyre theksojnë se demokracia nuk garanton domosdoshmërisht lirinë e medias. “Nuk është prosperiteti ekonomik që garanton lirinë më të madhe të shtypit, por është paqja”. Sipas këtij grupimi, fjala e lirë është prekur në disa vende, në mënyrë të veçantë në SHBA dhe Izrael, për shkak të shqetësimeve për sigurinë. E teksa demokracitë parlamentare që nuk janë të përfshira në luftë, janë mirë në këtë drejtim, të tjerët ku përfshihen SHBA-ja dhe Izraeli ndihmojnë në ndrydhjen e lirisë së shtypit. Kjo është arsyeja përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shembull, janë në vendin e 36-të në klasifikimin e vendeve më të lira. Në krye të rreth 20 vendeve evropiane janë ato nordike, si Islanda, Norvegjia dhe Finlanda. Disa nga demokracitë e reja përfshirë Estoninë, Letoninë dhe Sllovakinë janë në dhjetë vendet kryesore. Islanda mbron vendin e parë të lirisë së shtypit. Kurse Britania e Madhe ndodhet në vendin e 23-të. Disa demokraci janë në nivele të dobëta, Rusia për shembull, si Pakistani dhe Sri Lanka. Kina lëngon në vend të fundit, megjithëse për të, 2008-a ka qenë një vit olimpik. Kina në raportin e “Reporterëve pa Kufij” ndodhet edhe më keq se Arabia Saudite, Uzbekistani, Zimbabve dhe Irani, por jo më keq se Birmania. Ndërkohë që në këtë raport thuhet se liria e shtypit ka shënuar rënie në Gjeorgji, pas shpërthimit të konfliktit ushtarak me Rusinë, në muajin gusht të këtij viti. Indeksi për Lirinë Botërore të shtypit në vitin 2008, i përpiluar nga “Reporterët pa Kufij”, tregon se Gjeorgjia ka rënë nga vendi i 66-të në të 120-tin, për shkak të pengesave dhe dhunës ndaj gazetarëve, që raportonin nga lufta. Sipas këtij indeksi, në mesin e 173 vendeve, që janë përfshirë në raport, vendi më represiv është Eritrea në Afrikë. Pas Eritresë radhiten Koreja Veriore dhe Turkmenia. Ndër 25 vendet më represive ndaj gazetarëve përfshihen edhe Kuba, Kina, Irani, Territoret Palestineze, Uzbekistani, Arabia Saudite, Iraku, Afganistani, Bjellorusia, Pakistani dhe Azerbajxhani. Në raport, Iraku, Pakistani dhe Afganistani përshkruhen si zona të zeza" për reporterë. Rusia është klasifikuar në vendin e 141-të.
Ky lajm është publikuar: 23/10/2008