Zbardhet rrugëtimi i të mbijetuarve të tragjedisë së Butrintit
Autori i Lajmit: red.
Për të shkelur tokën helene përmes liqenit të Butrintit deri më 19 tetor të këtij viti ka qenë fare e lehtë. Nga rrethet e Shqipërisë klandestinët nisen me autobusët e fundit, në mbrëmje vonë, që nisen nga Tirana dhe kanë për destinacion Sarandën. Të pashqetësuar nga asnjë postbllok gjatë rrugës ata mbërrijnë në Sarandë në të gdhirë. Pasi akomodohen në hotelet të qytetit bregdetar kundrejt një pagese prej 5 mijë lekësh, ku kalojnë dhe një natë, nisen më pas drejt Butrintit. Për të mos lënë asnjë dyshim për policinë, ata vizitojnë për disa orë parkun kombëtar, presin perëndimin e diellit për të udhëtuar me varka, hidhen në fshatin Vrinë dhe më pas i drejtohen kufirit grek përballë fshatit ku kalojnë për në qytezën e Sajadhës në Greqi dhe më pas me mjete të porositura shkojnë në agjencinë e autobusëve në Igumenicë. Linja e kalimit të trafikantëve nga Shqipëria drejt Greqisë është zbardhur nga disa peshkatarë, të cilët shfrytëzojnë ujërat e liqenit të Butrintit, jo për peshkim, por për trafik klandestinësh.
Arrestimi
Policia ka arrestuar dje edhe shtetasin e katërt nën akuzën e dhënies ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit, Hiqmet Sollakun, i shpallur në kërkim pas ngjarjes së ndodhur në Butrint të Sarandës, ku humbën jetën katër persona dhe një tjetër rezulton i humbur. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se Sollaku ishte i fshehur në një banesë në fshatrat e Sarandës dhe është personi i katërt që prangoset si përgjegjës për tragjedinë e ndodhur në Butrint. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se grupi i personave që e organizonin këtë trafik të paligjshëm ka qenë prej gjashtë vetash, të cilët kanë kryer funksionet e organizatorëve, rekrutuesve dhe transportuesve. Mësohet se nga i gjithë grupi që e organizonte këtë trafik, janë ende në kërkim shtetasit Brahim Madhi dhe Albert Gega. Emrat e personave kanë dalë gjatë deklarimeve të dhëna në komisariatin e Sarandës ku edhe u shoqëruan 27 klandestinët shqiptarë natën e tragjedisë.
Pagesa
Burime nga policia bëjnë të ditur se shuma që paguante çdo klandestin për të shkuar drejt Greqisë ka qenë 1 mijë euro. Ndërkohë në kanalin e Vivarit në Butrint vazhdojnë kërkimet me polumbarë për gjetjen e 17-vjeçarit të shpallur të humbur që prej 19 tetorit.
Tragjedia
Më 19 tetor, rreth orës 19.18, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar se në liqenin e Butrintit, mbas parkut, tek ish-Peshkimi, një grup i përbërë prej 20-25 personash në tentativë për të kaluar në bregun tjetër të liqenit, në vendin e quajtur “Bufi”, për t iu shmangur postbllokut të shërbimeve të Policisë Kufitare të dislokuara pranë vendit të quajtur “Lundra”, duke përdorur dy varka druri, kanë tentuar të kalojnë nga Butrinti në Xarrë. Pasi kanë lundruar rreth 60 metra nga bregu, njëra nga barkat është përmbysur dhe personat kanë rënë në ujë.
Patrulla e Policisë Kufitare sapo ka konstatuar aksidentin, ka ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme për t u dhënë ndihmë personave të përfshirë, duke bërë të mundur shpëtimin e 7 personave. Me mbërritjen në orën 19.30, të përforcimeve nga Komisariatet e Policisë Kufitare dhe të Rendit të Sarandës, ambulancave dhe mjekëve të spitalit të Sarandës është bërë e mundur dhënia e ndihmës për personat e përfshirë në këtë ngjarje. Nga kontrolli i ushtruar rezulton se është mbytur shtetasja Elvira Demir Jaho, 22 vjeç, banuese në fshatin Lapardha 2 Berat, foshnja e saj Klara Jaho, 3- muajshe. Identifikimin e 2 viktimave e bëri shtetasi Dritan Bahir Jaho, 27 vjeç, i cili është bashkëshorti i Elvirës dhe babai i Klarës, i mbijetuar, i cili është shpëtuar nga forcat e Policisë Kufitare, pasi ishte në ujë duke u mbytur dhe është shoqëruar për në spital. Nga hetimet e deritanishme rezulton se barka e përmbysur ishte prej druri dhe përdorej nga peshkatarët për gjuetinë e midhjeve, dhe në të kanë hipur 13 persona, të cilët kishin si destinacion kalimin e kufirit tokësor nga fshati Xarrë dhe më tej në Konispol për të kaluar në Greqi. Janë shoqëruar 24 persona për t u intervistuar në lidhje me ngjarjen, mes tyre shtetasit Ahmet Bushi, 52 vjeç, nga Qafë- Gjashta dhe Ilir Meta, 33 vjeç, nga Vrina, të dyshuar respektivisht si pronari dhe drejtues i varkës së përmbysur.
27
është numri i personave të mbijetuar nga tragjedia e Butrintit, të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre në polici në lidhje me mënyrën e trafikimit
6
është numri i personave të dyshuar nga policia si përgjegjës për trafikimin e klandestinëve nga Shqipëria në drejtim të shtetit helen.
4
të dyshuar si përgjegjës të tragjedisë së 19 tetorit kanë përfundur në pranga pas një operacioni të mirorganizuar nga uniformat blu të Sarandës dhe Tiranës.
2
persona janë shpallur në kërkim nga policia, të dyshuar si pjesëmarrës në organizimin dhe më pas trafikimin e klandestinëve
4
është numri i viktimave të natës së 19 tetorit, kur një varkë me klandestinë shqiptarë u përmbus në ujërat e liqenit të Butrintit.
1
është shpallur i zhdukur nga policia, që prej dononcimit të familjarëve. Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Ndriçim Myftari nga Lushnja.
Përcillen në banesën e fundit dy viktima të tragjedisë
Trupat e dy personave që u gjetën të mbytur në liqenin e Butrintit u kthyen pranë familjeve të tyre në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Ceremonitë mortore të tyre ishin planifikuar prej familjarëve dhe u kryen dje në orën 13.00. mësohhet se trupi i Festim Hoxhës, djalit 27-vjeçar u dërgua në familjen e tij në fshatin Vidhishtë të komunës Kuman, ndërkohë që trupi i pajetë i 20-vjeçarit Amarildo Kuka është dërguar tek familjarët e tij në fshatin Kurjan. Ceremonia u krye në këtë banesë pasi, disa vite më parë, babai i tij, Gramozi, ishte ndarë me bashkëshorten e vet nga martesa më të cilën kishte tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, Amarildon 20-vjeçar, i cili është edhe fëmija i parë i tyre. Të afërmit nuk pranuan median që të ishte e pranishme në këtë mort, por pohuan faktin se ishin shumë të tronditur nga humbja e jetës së 20-vjeçarit. Në Roskovec, para se të mbërrish në këtë qytezë, kthehesh djathtas dhe merr rrugën drejt. Vetëm rreth dy kilometra nga rruga e asfaltuar ndodhet fshati Vidhishtë. Në këtë fshat ka shtëpinë edhe Festimi 27-vjeçar, djali i vetëm i familjes Hoxha, i cili u nis nga shtëpia ditën e shtunë në drejtim të Greqisë, pa ditur fatin që do ta priste. Të afërmit, me të cilët ai kishte kontaktuar përpara nisjes, kishin këmbëngulur që ai të mos nisej. Festimi nuk e kishte për herë të parë që ishte nisur drejt Greqisë, por rruga nuk i kishte ecur ashtu si mendonte ai. Problemet e tij ekonomike në familje e kishin shtyrë të merrte këtë iniciativë me dëshirën e tij, madje, pa u treguar asgjë prindërve për nisjen drejt tokës helene.
Ky lajm është publikuar: 23/10/2008