Berisha, karshillëk ndërkombëtarëve, kërkesa për në BE para zgjedhjeve
Pavarësisht se ndërkombëtarët këshillojnë qeverinë shqiptare për mosaplikimin në BE, kryeministri Berisha është mëse i sigurt për këtë aplikim, duke cilësuar momentin e duhur parazgjedhor. Janë disa nga ndërkombëtarët që shprehin mendimin e tyre që Shqipëria të aplikojë pas zgjedhjeve të qershorit, sepse kjo periudhë sipas tyre nuk është e përshtatshme për disa arsye kryesore, ndërsa Berisha vazhdon të deklarojë se qeveria shqiptare është e sigurt për aplikimin dhe ka mbështetjen e 26 vendeve të bllokut.
Së shpejti, ne do të nisim procesin e kandidimit për në Bashkimin Evropian. Ne shkojmë ballëhapur në Strasburg sepse 26 Parlamente të NATO-s, kanë votuar duke e cilësuar me fjalët më të mira votën e tyre për Shqipërinë anëtare të NATO-s. Ne nisim të sigurt procesin e kandidimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, sepse 27 vende anëtare të BE-së për shkak të vlerësimit të reformave tona kanë votuar në Parlamentet dhe qeveritë e tyre Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Shqipërinë, theksoi kreu i qeverisë. Këtë radhë kryeministri shqiptar ka përzgjedhur Kavajën për të shfaqur deklarata të tilla, ku ndër të tjera i ka bërë sërish thirrje qytetarëve për aplikimin për kartat e identitet, duke e parë procesin të lidhur ngushtë me integrimin dhe zgjedhjet. Ju ftoj ju, si dhe të gjithë qytetarët shqiptarë që të marrin letërnjoftimet elektronike, sepse janë dokumente personale të identitetit tuaj dhe janë, dokumentet e teknologjisë më të lartë që përdoren sot në Evropë dhe në botë, me të cilat ju do të mund të udhëtoni si qytetarë të saj dhe do të paraqitemi në kutinë e votimit ku do ti tregojmë mbarë Evropës se do të votojmë në mënyrë të qytetëruar dhe do të korrim fitoret që do të meritojmë, vijoj fjalën e tij kryeministri Berisha.
Berisha- qytetarëve: Vota majtas kthim mbrapa
Gjatë inaugurimit të fillimit të punimeve në hyrjen moderne të qytetit të Kavajës, kryeministri Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve për të votuar për të djathtën, pasi e majta sipas tij është ndryshimi që çon prapa. Ndër të tjera, ai u shpreh se kjo qeveri nuk ia kërkon askujt votën për këto që ka bërë, por e kërkon votën për ato që do të bëjë në katër vitet e ardhshme. Kam bindjen se mençuria e shqiptarëve është e tillë, që, midis ndryshimit bosh dhe ndryshimit me vepra, ndryshimit me fjalë dhe ndryshimit me rrugë, ndryshimit me mashtrime dhe ndryshimit me ura, shkolla e kopshte, ndryshimit me trillime dhe ndryshimit me paga dhe pensione të larta, ndryshimit me fantazira dhe anëtarësimit në NATO, dhe kandidimit për në Bashkimin Evropian, atij ndryshimi do ti thonë ndryshkim. Atij ndryshimi do ti thonë kthim mbrapa. Majtas, do të thotë kthim mbrapa. Ora e shqiptarëve është orë e djathtë, u shpreh Kryeministri Berisha. Nga qyteti i Kavajës, kryeministri Berisha ka kujtuar investimet e bëra në këtë qytet, të cilat kapin shifrën e 12 milionë eurove, gjatë inaugurimi të fillimit të punimeve për rrugën hyrëse të qytetit me një vlerë prej 110 milion lekësh, në kuadër të turit Shqipëria po Ndryshon. Kreu i ekzekutivit i ka kërkuar qeverisë vendore të gjejë truallin e përshtatshëm për të ndërtuar pallatin e sportit si dhe tregun e qytetit. Berisha ka vijuar me premtimet elektorale, si rritje të pagave e pensioneve, ndërtimi i strukturës rrugore, ku së shpejti akse të rëndësishme si ai Vlorë-Shkodër do të bëhen me katër korsi ndërsa do të përfundojë dhe Rruga e Arbrit.
Berisha u premton banorëve të zonës së tij elektorale, dëmshpërblim të plotë
Kreu i ekzekutivit ka parë nga afër situatën në Synej të Kavajës, ku 8 shtëpi u shembën dhe 50 të tjera janë në rrezik. Kreu i ekzekutivit u garantoi familjarëve të fshatit të Kavajës që mbetën të pastrehë si pasojë e rrëshqitjeve të dheut se së shpejti do të fillojë rindërtimi i mbi 12 shtëpive të tyre, por në një zonë tjetër larg kodrës. Kryeministri u shpreh se pas studimit gjeologjik, i cili do të bëhet shumë shpejt, qeveria do të marrë të gjitha vendimet e duhur dhe do të jetë tërësisht në mbështetjen këtyre banorëve. Ai rekomandoi që të moshuarit, gratë e fëmijët të vendosen në një nga hotelet e Kavajës, ndërsa të ndihmohen me çadra dhe mjete të tjera banorët që janë të detyruar të qëndrojnë në fshat për tu kujdesur për bagëtitë dhe punët e përditshme. Gjithashtu kryeministri Berisha kërkoi nga autoritete lokale të përcaktojnë zonën e trojeve ku do të bëhet spostimi, dhe rindërtimi i shtëpive, pasi zona në fjalë nuk jep garanci.