E Diel, 1 Nëntor 2026

Oli Rehn: Shqipëria të marrë seriozisht kushtin e zgjedhjeve para aplikimit

Komisioneri Olli Rehn i bëri thirrje Shqipërisë të marrë seriozisht kushtin e zgjedhjeve dhe plotësimin e kushteve të tjera, para aplikimit për statusin kandidat. Ndërsa qeveria shqiptare ka deklaruar disa herë se do të hedhë këtë hap gjatë presidencës çeke. Komisioneri Rehn u pyet se sa kohë do ti duhet vendit për të marrë statusin, që prej aplikimit. Se kur do të ishte e mençur të aplikohej, rekomandimi ynë është gjithnjë që në fillim garantoni që të keni gjurmë provash të dukshme dhe të forta ta zbatimit të MSA-së. Garantoni se keni bërë reforma bindëse që lidhen me integrimin evropian. Dhe sigurisht, garantoni që keni stabilitetin politik të nevojshëm dhe pjekurinë demokratike në mënyrë që të mund të lëvizni drejt hapit tjetër, deklaroi Rehn.  Komisioneri theksoi se BE mbetet e angazhuar që vendet e Ballkanit të kenë perspektivën evropiane me qëllimin final të anëtarësimit pasi të jenë plotësuar të gjitha kushtet. "Pra për secilin prej vendeve ka ende detyra shtëpie për tu bërë. Dhe këshilla ime është, ju lutem merrni këto kushte me seriozitet në mënyrë që aplikimi juaj për kandidaturën të mos ju qëllojë mbrapsht por që të shtrojë rrugën për hapin tjetër, atë të marrjes së këtij statusi, vijoi Rehn. Deklarata u bë gjatë konferencës për shtyp me zv. kryeministrin Serb, Bozhidar Gjeliç, i cili ishte në Bruksel për të kërkuar përfitimin e një pjesë të fondeve evropiane të paraanëtarësimit, për mbështetjen e stabilitetit makro-ekonomik të Serbisë dhe përballjen e krizës ekonomike.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›