E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnjë, braktisin LSI-në 150 anëtarë, bashkohen me PS

Dorëzimi i teserave politike të anëtarëve të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në degët e saj në rrethe, tashmë është bërë rrugë. Kësaj here në qytetin e Lushnjës 150 anëtarë të LSI-së kanë dorëzuar publikisht teserën e kësaj partie, duke deklaruar se ka ardhur koha për të mbështetur Partinë Socialiste. Ndër pjesëtarët e larguar të LSI-së është edhe themeluesi i kësaj partie në Lushnjë, Ardian Suku, së bashku me krerët e komunave, Kolonjë, Rremas dhe Bubullimë. Ish anëtarët e LSI kanë deklaruar se do të kalojnë në Partinë Socialiste duke e konsideruar të përfunduar misionin e partisë së drejtuar nga Ilir Meta. Ka ardhur koha të votojmë PS-në, kanë thënë publikisht 150 anëtarët e LSI-së të Lushnjës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›