E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha kërkon përshpejtimin e punës për kartat e identitetit

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me përfaqësues të kompanisë “Sagem Securite”, Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve dhe të OVD Kinegram, të cilët janë të ngarkuar për prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportat elektronike. Gjatë këtij takimi Berisha kërkoi mbështetjen maksimale nga të gjithë institucionet për të mbyllur këtë proces sa më shpejt. Përfaqësuesit e kompanive bënë një prezantim të disa komponentëve të pasaportës elektronike, si ato të personalizuara dhe ato të papersonalizuara, ku përfshihen të gjithë elementët përbërës të sigurisë më të lartë. Gjithashtu, gjatë takimit u prezantua një dokument me shpjegime teknike të detajuara për secilin element të pasaportës si dhe dizenjoja e kinegramës së pasaportës elektronike dhe letërnjoftimit. Në këtë takim u konfirmua se pas disa ditësh do të prezantohet versioni i lëvizshëm i kinegramës dhe elementët e letërnjoftimit të personalizuar dhe të papersonalizuar ku përfshihen të gjithë elementët përbërës të detajuar të sigurisë së lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›