Premtimi Berisha: Në dy vitet e mandatit të dytë përfundojmë rrugët
Kryeministri Sali Berisha bëri një bilanc të punës së qeverisë, në atë që ai e cilëson si pikën më të fortë të saj, ndërtimin e rrugëve. Berisha bëri publike dje edhe ambicien e qeverisë së tij. Sipas kreut të qeverisë, në rast se shqiptarët do të rimandatojnë atë në vitin 2009, edhe për dy vitet e para të mandatit tjetër, rrugët do të jenë prioritet në mënyrë që çdo projekt që ka nisur të mbyllet në kohë. “Ky mandat dhe së paku dy vitet e para të mandatit tjetër, në rast se shqiptarët do të votojnë këtë mazhorancë, rrugët do të jenë axhenda madhore e kësaj qeverie dhe ne do t’u japim përgjigjen përfundimtare pothuajse të gjitha rrugëve kryesore të vendit. Rrugët janë shpejtësi, zhvillim dhe vlerësim i të gjitha aseteve ku kalojnë, janë një mundësi e madhe për të shfrytëzuar të gjitha pasuritë. Ndaj edhe ne kemi përqendruar dhe do të përqendrojmë të gjitha potencialet për përfundimin sa më shpejt të tyre”, - u shpreh Kryeministri Berisha.
Projektet
Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, Kryeministri ka përmendur pothuaj të gjitha projektet e infrastrukturat të cilat kanë nisur ose pritet të nisin së shpejti nga ndërtimi. Ai tha se pritet shndërrimi në 4 korsi i autostradës Fushë-Krujë – Milot si dhe do të tenderohet për 4 korsi by pass-i Plepave-Kavajë-Rrogozhinë, që sipas Berishës, “në gjendjen aktuale është e pakonceptueshme”. “Pavarësisht nga rrugët e tjera që do të ndërtohen, si rruga Fushë-Krujë – Rrogozhinë, sërish arteria kryesore e vendit mbetet Morinë-Vlorë, e cila duhet gjithashtu të jetë në 4 korsi”, - tha Berisha i cili shtoi se “Drejtoria e Rrugëve ka marrë porosi për të shqyrtuar me përparësi madhore vazhdimin mëtejshëm të autostradës Korçë – Qafë-Thanë”. Kryeministri foli edhe për mundësinë e ndryshimit të trajektores së kësaj rruge, duke e kaluar nëpërmjet krahinës së Mokrës dhe buzë Shkumbinit. Kryeministri foli edhe për rrugën e Arbrit që sipas tij, do të nisë ndërtimin së shpejti. Ai më pas bëri të ditur se “ka përfunduar projekti për rrugën Delvinë-Kardhiq dhe do të fillojnë punimet. Gjithashtu, janë hapur tenderat për të gjitha segmentet e rrugës së Bregut, që duhet të përurohen në datën 6-7 maj, para fillimit të fushatës elektorale. “Kjo, për të mos e bërë fushatën me inaugurime, por me programin e viteve që vijnë”, - tha Berisha. Pritet të sistemohet dhe asfaltohet rruga Vau i Dejës-Koman. Sipas Berishës, “kjo është një rrugë shumë e rëndësishme veçanërisht për viset perëndimore të Kosovës dhe Tropojën”. Berisha bëri të ditur se “do të ndërtohet rruga Kuçovë-Belsh-Cërrik, si dhe rruga Pajovë-Shezë-Pekisht-Belsh”. Boshti i Jugut është në studimin e dytë të fizibilitetit dhe Kryeministri shpreson se mund të jetë e vlefshme, por në të kundërt do të merret si mundësi një e tretë. Kryeministri bëri me dije edhe projekte të tjera si rruga Himarë-Potam, po bëhet projekti për rrugën Kuç-Borsh, Fterë-Borsh, sistemimin dhe asfaltimi i rrugës Fushë-Krujë – Krujë, rruga Fierzë-Lekbibaj etj. “MPPTT-ja dhe Drejtoria e Rrugëve do të nisin projektin e rrugës që bashkon Valbonën me Thethin. Është e domosdoshme që shqiptarët dhe të huajt të njihen me bukuritë mahnitëse të Alpeve shqiptare. Po kështu, do të ketë investime serioze të rëndësishme për rrugët hyrëse të qyteteve të tjera, si Beratit, Kavajës, Sarandës, Fierit dhe Ura e Mbrostarit”, - bëri me dije Berisha.
Qeveria miraton konvencion të ri për hidrocentral në Ashtë
Këshilli i Ministrave miratoi dje miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqërisë “Osterreichische Elektrizitatsëirtschafts – Aktiengesellschaft”, për ndërtimin, pronësinë, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të një hidrocentrali të ri në Ashtë, në Republikën e Shqipërisë. Kryeministri Berisha tha se me këtë projekt merr fund koklavitja 18-vjeçare e këtij hidrocentrali, i cili nuk është më hidrocentrali i Bushatit, për arsye strikte ekologjike. “Me synim mbrojtjen e ekosistemit të Bunës, të Drinit dhe të gjithë zonës, është vendosur që ky hidrocentral, ndoshta ndër më efiçentët që mund të ndërtohet për shkak të kaskadës që ka, të ndërtohet mbi bazën e teknologjisë që jep mundësi të merret një sasi prej rreth 50 megavat energji, por duke respektuar plotësisht mjedisin dhe duke mos kërcënuar as fryrjet e tepërta të liqenit apo mbi lagështi të Bushatit dhe zonave përreth”, - u shpreh Berisha. Në këtë mbledhje u miratuan vendimet përkatëse për kontratat e koncesionit dhe për një seri hidrocentralesh, të cilat kjo shoqëri, ndër më të mirat në Evropë, do të ndërtojë me shoqëritë shqiptare, si hidrocentrali “Bishnica 1”, “Bishnica 2”, “Holta Kabash” dhe “Holta Poroçan”.