LSI: Ndërkombëtarët të ndërhyjnë për Kodin Zgjedhor
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Petrit Vasili, tha dje se LSI-ja vlerëson se e gjithë ecuria e hartimit të Kodit Zgjedhor dhe sjellja e PD-së dhe PS-së dëshmojnë qartë se ky proces i mbyllur, korruptiv ka degraduar dhe papërgjegjshmëria e këtyre dy forcave politike po përgatit shkatërrimin e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri. Përballë një situatë të tillë, LSI-ja kërkon ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare dhe SHBA-së që të ushtrojnë të gjithë presionin e duhur për realizimin e Kodit, pasi në të kundërt, sipas Vasilit, zgjedhjet janë në rrezik. “Sot është momenti që të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe SHBA-ja duhet të ndërhyjnë në mënyrë të menjëhershme dhe të ushtrojnë të gjithë presionin e duhur për të parandaluar prishjen e zgjedhjeve të ardhshme për pasojë të bashkëpunimit Berisha-Rama për shkatërrimin e zgjedhjeve, si dhe të gjitha partitë politike të cilat janë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet të bëhen pjesë e aksionit politik për parandalimin e kësaj tragjedie për shqiptarët”, - tha Vasili. Sipas Vasilit, raporti më i fundit i OSBE-së është një provë e qartë se shqetësimet madhore për rrezikimin serioz të demokracisë në Shqipëri janë tashmë prezent edhe në institucionet ndërkombëtare dhe fillojnë që nga degradimi antidemokratik i Kushtetutës dhe devijimi i pushtetit drejt neodiktaturës e uzurpimi i institucioneve dhe veçanërisht i prokurorisë.
PDS: Opozita të bashkohet kundër mazhorancës
Partia Demokracia Sociale kërkon bashkimin e opozitës jo vetëm për largimin e mazhorancës aktuale, por edhe për t’u përgatitur për qeverisjen e majtë në katër vitet e ardhshme. Sekretari politik i kësaj partie, Artur Duçkallari,
tha se opozita i ka të gjitha mundësitë t’u japë shqiptarëve dhe Shqipërisë në këto zgjedhje një qeveri më të mirë dhe më të përgjegjshme. “Aventurat e Sali Berishës duhet të marrin fund, pasi koha e politikanëve që hedhin veten dhe popullin në aventurë, ka marrë fund. Me korrupsionin galopant, kritikat e ashpra nga ndërkombëtarët dhe dështimin në qeverisje, Partia Demokratike po e mbyll me turp mandatin e saj qeverisës. “Gërdeci”, abuzimet me miliona euro dhe emri i Fazlliçit do të jenë kujtimet e pakta nga kjo qeverisje”, - deklaroi Duçkallari.
Ndërkohë që ai kërkoi në emër të PDS-së që Komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore t’u përmbahet afateve dhe të përfundojë sa më shpejt hartimin e Kodit të ri, duke mundësuar edhe përgatitjet e duhura për të ndërtuar një infrastrukturë zgjedhore të qëndrueshme që garanton votën e lirë dhe administrimin korrekt të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.