Rama i bashkohet Metës: “Berisha të ikë tani”
Kryetari i Partisë Socialiste është i paqartë nëse PS-ja duhet të kërkojë tani largimin e Kryeministrit Berisha apo “ta largojë me zgjedhje të lira”, siç është shprehur një muaj më parë. Dje kryesocialisti kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit Berisha tani, në këtë situatë, ndërsa pak kohë fliste me bindje se kundërshtari i tij politik do të largohej përmes zgjedhjeve të lira të 2009-ës. Madje kjo ishte një ndër deklaratat e shumta që i acaroi më tej marrëdhëniet me ish-aleatin e tij, Ilir Meta. Në një hark kohor prej një muaji, kryetari i PS-së ndërron dy herë qëndrimin e tij kundrejt Kryeministrit, duke sjellë edhe një çoroditje brenda partisë së tij. Nuk dihet se pse Rama ka pasur këto ndryshime të herëpashershme në qëndrimet ndaj mazhorancës, nëse është presioni që i vjen nga baza e partisë së tij apo është një kthesë reale për t’iu bashkuar qëndrimit të aleatit të tij, Ilir Meta, i cili që prej ngjarjes së Gërdecit kërkon largimin e Kryeministrit.
Deklaratat kontradiktore
Referuar situatës së fundit politike, qëndrimeve të ndërkombëtarëve e të mazhorancës, Rama kërkoi dje dorëheqjen e Kryeministrit. “Në emër të tyre, të shqiptarëve dhe shqiptareve, unë ia rikërkoj sot dorëheqjen Kryeministrit të Shqipërisë. Për shkak të tij qytetarët e qytetaret e këtij vendi po vuajnë çdo ditë e më shumë, miqtë e partnerët ndërkombëtarë po zhgënjehen edhe një herë tjetër, Shqipëria po turpërohet sërish”, - u shpreh Rama. Ndërsa në 20 shtator, pas protestës së opozitës, kur politika debatonte për vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka, Rama tha qartazi më shumë si një mesazh për LSI-në se
“PS-ja nuk synon largimin nga pushteti të Kryeministrit Sali Berisha me mocion mosbesimi, por vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”. Por më herët, disa ditë para zhvillimit të protestës, pas takimit të së majtës në datën 17 shtator, Rama pohoi se nuk merrej më me dorëheqjen e Kryeministrit, edhe ky një mesazh i fortë për Ilir Metën. “Ne s'mund të mbetemi peng tek kërkesa për dorëheqjen e tij e të marrim me këmbët tona rrugën e vjetër të një konflikti tradicional të cilin gjithnjë e ndez politika e interesave personale e partiake dhe e paguan Shqipëria, e paguajnë familjet shqiptare, e paguajnë fëmijët e Shqipërisë”, - deklaroi Rama pak orë pas takimit me krerët e opozitës.
Të tria këto qëndrime janë artikuluar mes muajit shtator e tetor të këtij viti dhe filli i debatit është përherë çështja e marrëdhënies së ekzekutivit me institucionet e drejtësisë. Përveç kësaj, në datën 15 shtator, kryesocialisti Rama i dha Kryeministrit dhe mazhorancës që udhëheq, 30 ditë afat për të tërhequr ligjin për prokurorinë dhe brenda këtyre ditëve në tryezë të vinte një tjetër draft i cili të merrte miratimin edhe të opozitës. Ndërsa 30 ditët kanë kaluar, Edi Rama nuk ka reaguar ende, duke e lënë në heshtje këtë çështje. Kjo kërkesë ishte një tjetër ndasi mes tij dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta, i cili deklaroi se çështja e prokurorisë duhej zgjidhur me disa amendime në ligjin ekzistues pa pasur nevojë për draft të ri ligjor.