Optimizmi i Canës: Mund të fitojmë
Në ndeshjen kundër Suedisë shumica e prozhektorëve do të jenë drejtuar edhe tek ai.
Jetmir Halilaj
Së pari për të treguar se është një nga liderët e skuadrës kuqezi dhe së dyti për të fshirë disa kujtime jo fort të mira nga edicioni i kaluar (ndëshkimi me të kuq kundër Holandës dhe një paraqitje aspak bindëse kundër Bjellorusisë). Trajneri Ari Han ende nuk ka vendosur se ku do ta aktivizojë Lorik Canën, në rolin e tij të preferuar si mesfushor shkatërrues, apo në qendër të mbrojtjes. Megjithatë futbollisti e merr shtruar dhe premton se do të bëjë maksimumin që të ndihmojë skuadrën për të arritur një rezultat pozitiv kundër Suedisë.
“Nuk diskutohet që kundër Suedisë është një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi është e para për këtë edicion eliminatoresh. E quaj si shans, apo fat, që dy ndeshjet e para i kemi në shtëpi (përfshirë dhe Maltën). Suedia është një kundërshtar i fortë me një eksperiencë të gjatë në arenën ndërkombëtare dhe për këtë meriton respekt. Kjo skuadër luan rregullisht në Evropian dhe në Botëror. Ne po mundohemi që të përgatitemi sa më mirë dhe jam i bindur se mund t’ia dalim mbanë, nëse luftojmë me të gjitha forcat tona”, ka thënë ylli i përfaqësueses shqiptare dje pas seancës stërvitore të paradites.
Optimizmi
Më tej zv/kapiteni i përfaqësues shqiptare nuk ngurron të thotë se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të marrë një fitore kundër Suedisë. “Shpesh thuhet se skuadra jonë motivohet shumë kundër emrave të mëdhenj dhe kjo është e vërtetë. Për në e rëndësishme është që të mbajmë nivelin tonë dhe të jemi të përqendruar edhe në ndeshjen ndaj Maltës, por nuk është e pamundur që të fitojmë edhe kundër Suedisë”, ka thënë kapiteni i skuadrës së Marsejës. Lojtari ka folur edhe për të ardhmen e tij: “Ndoshta sezonin e ardhshëm mund të luaj në Angli”.
Polemikat në Suedi
Në Suedi kanë shpërthyer debatet. Si të luajmë kundër Shqipërisë? Në faqen online të gazetës suedeze “Aftonbladet”, jepen edhe disa sugjerime, por që sigurisht ndoshta edhe nuk mund të vlejnë për trajneri Lars Lagerbak. Pjesa dërrmuese e ekspertëve sugjeron që të kihet kujdes kundër Shqipërisë dhe që do të ishte më mirë të luhej
me skemën 4-4-2.
Dueli i Duros
Mesfushori i Omonia Nikozias, Klodian Duro e ka fituar një mini-sfidë me suedezët që në ndeshjen me AEK-un në Kupën UEFA. “Qendërmbrojtësi i tyre Daniel Majstoroviç luan te skuadra e AEK-ut të Athinës, të cilës i shënova dy gola pak ditë më parë. Kjo më bën të mendoj se suedezët nuk janë të pathyeshëm dhe se ne mund t’i mposhtim ata”, ka thënë Duro.
Apel tifozerisë
Klodian Duro i ka bërë apel tifozëve që të mbështesin skuadrën Kombëtare në ndeshjen kundër Suedisë. “Mbështetja e tifozëve është thelbësore për çdo skuadër dhe mendoj se prania e tyre në stadium do të ishte shuam e rëndësishme për të ndihmuar ekipin e tyre të zemrës. Jam i bindur se do të kemi mbështetjen maksimale të tyre dhe shpresoj që të mos i zhgënjejmë”, ka thënë lojtari.