E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrësi, zgjohet me Muzikë Dhome

 

Festivali i tretë Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës do të zhvillohet në qytetin bregdetar të Durrësit nga sot deri më 15 shtatori. Nevila Kalaja, drejtore artistike e festivalit tha se, “në programin e këtij edicioni janë parashikuar pesë koncerte instrumentale, që do të organizohen në hollin e pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”. Sipas saj, festivali do të nisë mbrëmjen e së mërkurës me interpretimin e ansambleve të muzikës së dhomës, që kanë në përbërje muzikantë shqiptarë dhe austriakë”. Ndërsa të dielën në skenë do të ngjitet violinisti Kristi Gjezi, i shoqëruar në piano nga Louis Lancien. Artisti 18-vjeçar shqiptar, biri i violinistit të shquar Piro Gjezi, aktualisht jeton në Francë dhe vjen pas suksesit të merituar në edicionin e dytë të Festivalit të Muzikës së Dhomës. “Dueti maqedonas Milica Sperovik Ribarski në piano dhe Kiril Ribarski në trombone do të jenë protagonistët e mbrëmjes së tretë të kësaj veprimtarie”, u shpreh Kalaja.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›