E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha kritikon mediat: “Po merren me pantallonat e kryeministrit”



Gjatë mbledhjes së djeshme të Komitetit të Hartimit të Strategjive kryeministri Berisha gjeti rastin që nëpërmjet humorit të kritikojë mediat. Ai u shpreh se mediat duhet t’i transmetojnë publikut lajme të rëndësishme, siç është ajo për rritjen e pagave në muajin maj të vitit 2009 dhe të mos merren me pantallonat e shkurtra të kryeministrit. “Uroj që këto shifra t’i paraqesin mediat publikut dhe të mos merren me pantallonat e shkurtra të kryeministrit, të cilat nuk paraqesin interes për asnjeri. Nuk përbën lajm një hob i rinisë time”, - është shprehur Berisha. Një deklaratë e tillë e kryeministrit Berisha, me gjithë kërkesën e tij për të qëndruar larg vëmendjes së mediave, e vë atë në qendër të kronikës rozë.

3 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›