E Diel, 1 Nëntor 2026

PR: Mediu dhe Godo takojnë kryetarin e AAK-së, Haradinaj



Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kryetari i Asamblesë së kësaj partie, Sabri Godo, kanë zhvilluar dje, një takim me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në fjalën e tij, kreu i AAK-së ka falënderuar për ndihmën dhe kontributin që Godo dhe Mediu kanë dhënë për çështjen e Kosovës. Gjithashtu Hardinaj bëri një prezantim të situatës politike dhe të nismave që po marrin si forcë politike në Kosovë. Gjatë takimit, Mediu theksoi se koalicioni qeveritar i drejtuar nga forcat e djathta e kanë në krye të axhendës njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në vazhdim Mediu tha se “ky vit ka qenë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarët, duke pasur parasysh që Kosova shpalli pavarësinë, u bë me Kushtetutë dhe Shqipërisë iu dha ftesa për anëtarësimin në NATO, por duhet t’i kapitalizojmë këto suksese edhe në sektorët strategjikë të ekonomisë së dy vendeve”. Të pranishëm në këtë takim kanë qenë dhe përfaqësues të tjerë të PR-së, si nënkryetari i PR-së, Aleksandër Garuli, kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Madhi, bashkë me anëtarët e Kryesisë së AAK-së.

Shijak, arrestohen dy anëtarë të komisionit zgjedhor

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak bënë të mundur kapjen e dy personave të kërkuar për veprën penale të braktisjes së detyrës së anëtarit të komisionit të zgjedhjeve. Kështu, policia e Shijakut ka mundur të arrestojë Bruno Domin, lindur e banues ne Shijak, me arsim të mesëm, i padënuar më parë, si dhe Bujar Cyrbjan, lindur e banues në Shijak, me arsim 8 klasë, i padënuar më parë. Këta shtetas janë shpallur në kërkim nga polica që më datë 10.05.2008 dhe 26.06.2008 pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar secilin prej tyre me nga 6 ditë burg për veprën penale të braktisjes së detyrës së anëtarit të Komisionit të Zgjedhjeve.

3 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›