E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha kundërshtoi shkarkimin e dy zëvendësministrave demokristianë



Por kjo nuk është hera e parë që Berisha shkel marrëveshjen me partitë aleate. Vetëm pak kohë më parë kryeministri tregoi hapur se shkeli marrëveshjen për bashkëqeverisje të nënshkruar me Partinë Demokristiane. Prej kohësh Partia Demokristiane u përfshi në një valë akuzash dhe kundërakuzash midis anëtarëve të saj, kryesisht dy zëvendësministrave Gurakuqi, Bushati dhe kryetarit Nard Ndoka. Lufta e brendshme në parti solli dhe përçarjen e PDK-së, ndarjen e saj në dy parti, çuditërisht me emra të njëjtë, një me kryetar Ndokën dhe tjetra me kryetar Anton Gurakuqin. Pas këtij veprimi Nard Ndoka nxitoi t’i kërkonte kryeministrit Berisha shkarkimin e dy zëvendësministrave, të cilët qëndronin në detyrë në bazë të një marrëveshjeje mes Ndokës dhe Berishës. Por kreu i qeverisë nuk ndërmori asnjë hap të tillë për t’iu përgjigjur kërkesës së Ndokës. Ky hezitim i Berishës në fakt nxori në pah dhe “kurdisjen” e një plani, i cili doli zbuluar vetëm pak kohë më parë. Shkarkimi i Ndokës tregon qartë se klanet brenda Partisë Demokratike vendosën bashkëpunimin me grupin anti-Ndoka dhe largimin e këtij të fundit nga qeveria. Por kjo nuk është hera e parë që Berisha shkel marrëveshjen me partitë aleate. Vetëm pak kohë më parë kryeministri tregoi hapur se shkeli marrëveshjen për bashkëqeverisje të nënshkruar me Partinë Demokristiane. Prej kohësh Partia Demokristiane u përfshi në një valë akuzash dhe kundërakuzash midis anëtarëve të saj, kryesisht dy zëvendësministrave Gurakuqi, Bushati dhe kryetarit Nard Ndoka. Lufta e brendshme në parti solli dhe përçarjen e PDK-së, ndarjen e saj në dy parti, çuditërisht me emra të njëjtë, një me kryetar Ndokën dhe tjetra me kryetar Anton Gurakuqin. Pas këtij veprimi Nard Ndoka nxitoi t’i kërkonte kryeministrit Berisha shkarkimin e dy zëvendësministrave, të cilët qëndronin në detyrë në bazë të një marrëveshjeje mes Ndokës dhe Berishës. Por kreu i qeverisë nuk ndërmori asnjë hap të tillë për t’iu përgjigjur kërkesës së Ndokës. Ky hezitim i Berishës në fakt nxori në pah dhe “kurdisjen” e një plani, i cili doli zbuluar vetëm pak kohë më parë. Shkarkimi i Ndokës tregon qartë se klanet brenda Partisë Demokratike vendosën bashkëpunimin me grupin anti-Ndoka dhe largimin e këtij të fundit nga qeveria.

19 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›