Opozita nuk përjashton kërkesën për mocionin e dorëheqjes së Berishës
Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, propozon hapin e mundshëm në Kuvend. Ideja mbështetet nga kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe Leskaj e PS-së
Shaban Sulçe
Opozita nuk përjashton mundësinë e paraqitjes në Kuvend të mocionit për shkarkimin e kryeministrit Berisha. Pavarësisht se në takimin e dy ditëve më parë të liderëve të partive të majta nuk u arrit ndonjë marrëveshje konkrete, dje duket se opozita ka përkrahur variantin për të paraqitur në Kuvend mocionin për dorëheqjen e kryeministrit Berisha. Ideja është hedhur fillimisht nga ana e kryetarit të PSD-së Skënder Gjinushi, teksa ka gjetur menjëherë mbështetjen e kreut të LSI-së Ilir Meta dhe kryetares së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj.
Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, tha se “opozita mirëpret dhe nxit një mocion në Parlament kundër qeverisë, duke i kërkuar edhe popullit të ketë rolin e vet". Kreu i PSD-së doli në mbështetje të propozimit të Partisë Socialiste për të mos bojkotuar punimet e Kuvendit. “Largimi nga Kuvendi nuk është i vetmi mjet dhe janë tjetër gjë metodat që duhen përdorur", - tha Gjinushi.
Meta
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi dje se LSI-ja mbështet fuqishëm çdo mocion shkarkimi kundër kryeministrit Berisha. Por Meta theksoi se votat e opozitës që u dhanë për të ndryshuar Kushtetutën ia bëjnë më të lehtë qëndrimin Berishës në krye të qeverisë, sepse ndryshimet kushtetuese e vështirësojnë shkarkimin e tij. “Ne mbështesim fuqimisht çdo mocionin e shkarkimit. Duam t’ju kujtomë që të gjithë opozitarët, të cilët për fat të keq votuan më 21 prill ndryshimet kushtetuese me Berishën, se sot është shumë herë më e vështirë për të hequr Berishën, sepse me ndryshimet që u bënë më 21 prill, para se të bëhen 71 vota për të hequr Berishën, duhet të gjenden njëherë 71 vota se kush do të zëvendësojë Berishën. Ky është një nga problemet më të mëdha të 21 prillit, kësaj dite të zezë për demokracinë shqiptare, për shtetin e së drejtës, sepse shkatërroi fuqinë e Parlamentit përballë, kur dihet që shqiptarët kanë votuar republikë parlamentare dhe ky është neni i parë i Kushtetutës së Shqipërisë”, - u shpreh Meta.
Leskaj
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, nuk e përjashtoi mundësinë e mbështetjes nga ana të PS-së së opsionit të propozuar nga Gjinushi, opsion i cili ka të bëjë me paraqitjen për mocionin e shkarkimit të kryeministrit Berisha. Leskaj tha se PS-ja është e hapur të diskutojë çdo propozim që do të sjellin aleatët e majtë. “Të gjitha opsionet janë në tavolinë dhe ne jemi të hapur për të diskutuar çfarëdolloj propozimi që mund të sjellin aleatët tanë. Do të thotë që procesi që filloi dje me tryezën nuk është një proces i mbyllur. Ne jemi të hapur për çdo lloj propozimi dhe afrimi që ata mund të kenë”, - tha Leskaj.
19 Shtator 2008