Berisha lë Kryeministrinë, ndjek zgjedhjet nga selia blu
Ndryshe nga zgjedhjet vendore të dy viteve më parë, Kryeministri Sali Berisha e ka ndjekur fushatën zgjedhore nga selia e Partisë Demokratike dhe jo nga zyra në Kryeministri.
Rreth orës 10:00 të paradites, Kryeministri ka votuar përkrah bashkëshortes së tij, Liri Berisha. Të dy janë nisur për të hedhur votën, pranë qendrës së tyre të votimit, në Liceun Artistik "Jordan Misja" në Tiranë. Fill pas daljes së tij nga qendra ka dhënë mesazhet dhe deklaratat e para, pas ditës së shtunë të heshtjes zgjedhore. Kryeministri Sali Berisha, pas votimit, ka rendur menjëherë në selinë e Partisë Demokratike.
Godina "blu" ka qenë e mbushur me simpatizantë, dashamirës dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Berishës në Partinë Demokratike.
Gjatë kohës së qëndrimit në godinën e partisë, ai ka zbritur shkallët dhe i ka ngjitur përsëri ato. Ka komunikuar me telefon për të pyetur dhe për t‘u informuar rreth procesit apo problemeve në të gjithë vendin. Zëdhënësja e fushatës zgjedhore, njëkohësisht edhe ministrja e Integrimit, ka qëndruar në seli, duke dalë në konferenca për shtyp sa herë ka qenë e nevojshme.
Zëvendësministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, ka qëndruar po ashtu në selinë e Partisë Demokratike, ndërkohë që pjesa tjetër e personave të rëndësishëm të kësaj partie është shpërndarë në selitë e PD-së në qytetet kryesore të vendit. Astrit Patozi, nënkryetar i PD-së, ka qenë në seli për një vizitë të shkurtër në orët e paradites. Nga mëngjesi deri në darkë, në mënyrë të veçantë në oraret e votimit, Kryeministri ka ndjekur televizionet kryesore, duke dëgjuar kronikat, debatet në studio, duke marrë informacionet lidhur me problematikat, incidentet apo mangësitë që ka pasur procesi zgjedhor. Rreth orës 14:00, Kryeministri Sali Berisha është larguar për në shtëpinë e tij, për të drekuar. Rikthimi ka qenë përsëri pranë selisë blu, duke biseduar dhe komunikuar rreth ecurisë së procesit zgjedhor.
Konferenca e parë për shtyp e Kryeministrit Sali Berisha ka qenë pas mbylljes së kutive të votimit, pas orës 19:00.
Ai ka falënderuar qytetarët, ka përshëndetur procesin e votimit, njëkohësisht ka falënderuar komisionarët dhe të angazhuarit kryesorë në këtë proces. Thelbi i mesazhit të tij ka qenë pozitiv për procesin zgjedhor, për plotësimin e standardeve. Zgjedhjet e 2009-ës, sipas tij, janë për t‘u vlerësuar si të lira, të pavarura dhe me standarde perëndimore. Sakaq, Kryeministri Berisha ka qenë i "rrethuar" nga militantët e partisë, të cilët jashtë apo brenda, pranë lokaleve që "kurorëzojnë" selinë blu, demokratike, në korridore, apo karshi portës së kësaj godine, kanë ndjekur hap pas hapi procesin zgjedhor. Për më tepër që në pasditen e hershme kanë përgatitur stendën, "pajisjen" e cila do të qëndronte gati për të festuar fitoren...