E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvrasje "e sigurt", pret damarët dhe varet në litar

Një 50-vjeçar pret damarët e duarve dhe më pas vetëvaret. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fundjavë në lagjen "Kodër" të Shijakut. Nëna e ka gjetur të birin në një gjendje krejtësisht të pashpresë për jetën dhe rreth orës 17:00 të së shtunës, I.Shahini njoftoi policinë e Shijakut se kishte gjetur të varur me litar najloni në banjë të birin. Viktima është Agron Shahini, 50 vjeç, nga Shijaku, i punësuar në sektorin privat, i martuar dhe me një fëmijë. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se para se të varte veten në banjë, Shahini ka prerë damarët e duarve me një thikë të vogël dhe më pas ka lidhur në ganxhën e dushit një litar najloni, ku dhe është varur. Në spitalin e qytetit Durrës, mjekët, së bashku me mjekun ligjor, bënë këqyrjen e kufomës dhe autopsinë. U konkludua se vdekja i ka ardhur nga mbytja me litar. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan thika e përdorur për prerjen e damarëve, litari me të cilin kreu aktin e fundit, si dhe disa medikamente mjekësore. Paraprakisht burimet policore thonë se shkaku i vetëvrasjes është depresioni nervor, sëmundje për të cilën viktima kurohej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›