Kryesocialisti Rama mbledh familjen për të hedhur votën
Nuk e kishte të vështirë mbërritjen në qendrën e votimit, pasi
shkolla "Pjetër Budi" është shumë pranë shtëpisë nga ku u nis me familjen. Edi Rama, për herë të parë mbërrin në qendrën e votimit me statusin e kandidatit të Kryeministrit të ardhshëm, pas nëntë vjet drejtimi të Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu, për herë të parë, lideri i Partisë Socialiste vinte të votonte me familjen e tij, të bashkuar.
Pas një pritjeje gati dyorëshe, nga mbërritja e mediave, të cilat kishin vendosur antenat për lidhje direkte, Rama vjen i shoqëruar në krah nga e ëma Aneta dhe djali Gregori, ndërsa vëllai, Olsi, ishte më përbri.
Vetëm pak minuta më parë, rreth orës 10:20, aty kishte votuar kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i cili nuk qëndroi më shumë se 13 minuta në ambientet e shkollës.
Rama dukej shumë i qetë gjatë momentit të parakalimit në oborrin
e qendrës së votimit, ndërkohë që nuk nguronte t‘u jepte buzëqeshje të lehta banorëve të zonës, që zgjasnin duart për ta përshëndetur. Ishte ora 10:40, kur bashkë me vëllain që kishte ardhur nga SHBA-ja, hynë të parët për të votuar dhe pas tyre, djali dhe e ëma. Të bashkuar siç nuk ishin shfaqur ndonjëherë më parë, ata hynë brenda qendrës, ku pasi kryen procedurat rutinë të identifikimit dhe shënimit të emrit, votuan njëri-pas tjetrit.
Dalja ishte e qetë dhe me disa përshëndetje të tjera me njerëzit që kishin shtuar radhët për të votuar. Me të ëmën u tokën në faqe, me Gregorin një shtrëngim duarsh, ndërsa nga familja së bashku mori sukseset. Kreu i PS-së vijoi rrugën me shoqëruesit e tjerë, kësaj here të partisë, ndërsa familja u kthye normalisht për në shtëpi.
Mbërritja në selinë rozë rreth orës 11:22 e ktheu Ramën në volumin e punës. Telefoni nuk pushonte, ndërsa direktivat nga ai për bazën ishin të drejtpërdrejta. Pasi qëndroi një copë herë në zyrë, Rama zbriti në bar-restorantin pranë PS-së, ku bashkë me dy shoqëruesit u ul në ambientin e rezervuar. Puna e vërtetë për të sapo kishte filluar, në momentin kur zë vend përballë televizorit dhe mëson lajmet e para nga terreni i votimit. Mesazhet nuk reshtin, kurse porosia e parë ishte një ujë natyral.
Lideri i PS-së ka ndjekur ngjarjet nga tryeza ku ishte ulur për
të paktën dy orë, në një kohë që nuk u vu re të hynte asnjë nga
drejtuesit e Partisë Socialiste. Edi Rama e ka përqendruar aktivitetin gjatë gjithë ditës së djeshme brenda një rreze prej 30 metrash mes zyrës, ambienteve të selisë dhe lokalit aty pranë.
Pa u larguar nga kjo rreze, kryesocialisti bëri edhe daljen e tij të parë përpara mediave që nga mbrëmja e së premtes, kur mbylli fushatën zgjedhore. Kryesocialisti i konsideri zgjedhjet të qeta dhe bëri thirrje të kihej durim deri në fund të procesit, faza e dytë e të cilit konsiderohet edhe më delikatja.