Berisha lë deputetët pa makina
Ligji i ri për statusin e deputetit pritet të ndezë një debat të nxehtë përpara zgjedhjeve parlamentare brenda të gjitha kampeve politike. Projekti i iniciuar i Kryeministrit Berisha duket se do të flejë për një kohë të gjatë në zyrat e Ministrisë së Financave, pasi kalimi i menjëhershëm i tij në rendin e ditës së qeverisë do të sjellë një përplasje të deputetëve me ministrat.
Qeveria vendos t‘u heqë makinat dhe shoferët 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Drafti i ri i Ministrisë së Financave, me sugjerimet e Kryeministrit Sali Berisha, pritet të privojë deputetët nga shoferët, makinat dhe dietat jashtë Shqipërisë, ndërkohë, nga ana tjetër, nuk do të prekë "luksin" e ministrave. Reduktimi i shpenzimeve të 140 deputetëve, duke ulur shpenzimet e karburantit, dietave të deputetëve jashtë vendit, do të jetë kryefjala e draftit të ri të përgatitur nga Ministria e Financave. Burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije se ligji i ri për statusin e deputetit pritet të kalojë në mbledhjen e qeverisë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të qershorit 2009. Rroga e një ministri është mesatarisht 1700 euro, të cilës i bashkohet edhe tarifa e telefonit prej 750 eurove. Llogaritur me pagesën e administratës që është nën funksionin e një ministri, si sekretarët, shërbimet kompjuterike dhe personat që punojnë rreth një ministri, "pagesa mujore" e një anëtari të kabinetit qeveritar shkon afërsisht në 8000 euro. Deputeti i PD-së, Besnik Mustafaj, megjithëse nuk pozicionohet kundër kësaj nisme, shprehet se deputetit duhet t‘i plotësohen kushtet sipas standardeve ndërkombëtare. Sipas tij, edhe në vendet e tjera deputetëve nuk u sigurohen makina, por u mbulohen shpenzimet për t‘i përdorur ato. "Një deputet, përveç rrogës mujore, merr edhe shpenzime të tjera në dorë për transportin publik, telefonin, apo për udhëtimet jashtë shtetit. Pra, sugjeroj që të rishikohet edhe në Shqipëri një gjë e tillë", shprehet Mustafaj. "Nuk jam kundër kësaj nisme, por theksoj se deputetit, nga ana tjetër, duhet t‘i plotësohen kushtet sipas standardeve ndërkombëtare", theksoi ai. Sipas Mustafajt, deputeti nuk duhet ta humbasë statusin e vet dhe nuk duhet të varet nga ekzekutivi, apo aktorët privatë. Deputeti i PBDNJ-së, Leonard Solis, e cilëson kinezëri një ligj të tillë. "Është kinezëri që nuk i shërben askujt, veç vendit të tyre të punës. Nuk jam njohur ende me draftin, por Shqipëria duhet të marrë shembull nga vendet e tjera të Evropës", shprehet Solis. Deputeti i PBDNJ-së sqaron se "duhet të njihemi njëherë me ligjin dhe më pas të japim argumentet tona, por në rast se ekziston plani i heqjes së makinave për deputetët kjo është e papranueshme". Një tjetër zë brenda mazhorancës, kreu i grupit parlamentar të republikanëve, Arjan Madhi, bën me dije se është Byroja e Parlamentit ajo që duhet ta bëjë këtë ligj dhe jo Ministria e Financave. Sipas tij, "mund të eksplorohen mënyra të tjera, që kanë metoda më efektive se sa kjo që përdor Parlamenti shqiptar. Ka modele të ndryshme në shumë vende të botës, ku legjislativi shqiptar të marrë shembull". Ish-ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, pohon se kjo është një manovër e papranueshme për statusin e deputetit. "Është një manovër komuniste, pasi deputeti ka një status. Berisha t‘ia heqë në fillim makinën vetes së vet, pasi e ka shtëpinë shumë afër me zyrën dhe s‘ka pse të harxhojë karburant për një distancë kaq të shkurtër. Le ta fillojë dietën nga vetja", sqaron Ndoka.
50% e shpenzimeve operative të buxhetit të Kuvendit përdoren për shpenzimet e deputetëve
Projektligji i Ministrisë së Financave: Ministrat me makina, deputetët në këmbë
Ministria e Financave përgatit projektligjin për shkurtimin e shpenzimeve të administratës dhe Kuvendit. Pjesë kryesore e këtij drafti nuk do të jenë shpenzimet e anëtarëve të kabinetit qeveritar, por deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Sipas këtij drafti, do të marrë fund mirëqenia e një ligjvënësi për të përfituar nga buxheti i shtetit për transportin, telefonatat dhe dietat jashtë vendit.
Disa javë më parë, Kryeministri Berisha paralajmëroi deputetët, duke u shprehur se "ligji i statusit të deputetit është i bazuar në babëzinë. Nuk ka vend në botë që deputeti të marrë 1.5 herë më shumë se Kryeministri, në dieta e të tjera". Sipas shefit të qeverisë, deputeti shqiptar nuk mund të jetë deputeti i vetëm në Evropë me makinë dhe shofer. Mesazhi i Berishës në vitin 2005, për krijimin e një qeverie në dietë, do të pasohet më 2009-ën me një Kuvend në dietë, ku deputetët nuk do të kenë më luksin të përdorin makinat dhe karburantin e administratës, do të ketë kufizim për bisedat telefonike dhe shkurtim dietash. Mesazhi i Kryeministrit paralajmëroni edhe ministrat. "Do të rishikohen edhe ministrat", ka veçuar Berisha gjatë fjalës së tij në një nga mbledhjet e qeverisë.
Shpenzimet
Aktualisht, Parlamenti shqiptar renditet i pari në Evropë dhe rajon për trajtimin e veçantë që u ofron deputetëve, duke i pajisur të gjithë me makinë personale. Gjithashtu, ai kap rekordin për shpenzimet për automjetet në dispozicion të deputetëve, me 20 për qind të buxhetit të përgjithshëm të Kuvendit, ose 50 për qind e shpenzimeve operative të këtij buxheti. Këto shpenzime, ku përfshihen automjeti, paga e shoferit, karburanti dhe mirëmbajtja, arrijnë mesatarisht në shumën prej 1 mijë eurosh në muaj për deputet.
Drafti
Në ligjin e ri për statusin e deputetit, një nga pikat ku Ministria e Financave është duke punuar, lidhet me pagën shtesë të deputetit, në varësi të gradës shkencore që ai disponon. Në rast se një projektligj i tillë do të kthehej në ligj, atëherë masa e deputetëve përfitues do të ishte 24, nga të cilët, 13 me gradën shkencore profesor-doktor, 1 profesor i asociuar dhe 10 doktorë të shkencave.
Shpenzimet e deputeteve
1000 euro në muaj për transport
(një automjet, një shofer dhe shërbim teknik)
- 150 euro për bisedat telefonike
- Përdorimi i telefonave fiks pa limit brenda Tiranës
- Rroga rreth 1200 euro
- Dieta për udhëtime jashtë Tiranës dhe Shqipërisë
Shpenzimet e ministrave
- Rroga rreth 1700 euro
- Dy shoferë, dy makina dhe shërbim teknik
(1000 euro për transportin dhe karburantin)
Telefonata pa limit brenda Shqipërisë
750 euro shpenzime për telefonat celularë
Dieta për udhëtime jashtë Tiranës dhe Shqipërisë
Shpenzime për badigardët
Krahasimi
Sa paguhen deputetët në Evropë
Franca
Rroga mesatare e një deputeti 5000 euro
Nuk ka makinë dhe shofer në dispozicion
(por Kuvendi u siguron 7500 euro shtesë për shërbimet publike, bisedat në telefon dhe dietat jashtë vendit)
Kosova
Rroga e deputetëve: 800-900 euro
Automjete zyrtare kanë vetëm kryetari dhe 6 anëtarët e kryesisë
Deputetët nuk kanë zyrë personale, me përjashtim të kryetarit dhe anëtarëve të kryesisë
Maqedonia
Rroga e deputetëve: 800 euro (bashkë me mëditje, udhëtime e kalon 1000 euro)
Nuk pajisen me autovetura
Celular zyrtar 60 euro/muaj
Irlanda
Rroga e deputetëve: 7500 euro
Shpenzimet për transport për anëtarët 6% të buxhetit të përgjithshëm të Parlamentit
Finlanda
Rroga e deputetëve: 5220 euro
Udhëtime falas me tren, fluturime të programuara dhe udhëtime me autobus nëpër Finlandë, ndërsa brenda zonës metropolitane të Helsinkit mund të përdoret taksi, vetëm për qëllime që lidhen me punë legjislative
Italia
Rroga e deputetëve 10 000 euro (5941 euro rrogë fikse + 4000 euro/muaj për pjesëmarrje në Parlament, hiqen 200 euro për çdo mungesë)
5190 euro/muaj për të takuar zgjedhësit
258 euro/muaj për telefonata
3100 euro/vit për udhëtime jashtë vendit
Shkurtimi i shpenzimeve ul sigurinë e zyrtarëve
Shkurtimi i shpenzimeve të administratës së lartë ka ulur edhe sigurinë e tyre. Një sërë vendimesh të qeverisë "Berisha" kanë sjellë shkurtimin e shpenzimeve të një pjese të mirë të ministrave dhe administratës së tyre. Ndryshe nga ish-qeveria "Nano", Kryeministri Berisha ka ulur numrin e badigardëve, duke marrë shembull fillimisht nga vetja e tij. Nga 24 badigardë që mbronin ish-kryeministrin Fatos Nano, me ardhjen e PD-së në pushtet, më 3 korrik, ligji për Gardën e Republikës ndryshoi, duke e çuar numrin e personave që mbrojnë shefin e qeverisë 13 badigardë. Zv/kryeministri ka në dispozicion 4 badigardë të paguar nga buxheti i shtetit, ndërsa ministrat nga 1 të tillë. Më të privuarit janë ministri i Brendshëm, i cili ka po aq badigadë sa zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm me 2 të tillë. Përsëri pjesa më e pambrojtur janë deputetët, një pjesë e mirë e të cilëve është në kontakte të vazhdueshme me banorët e zonave të tyre.