Ceka: Studentët e ‘90-s u larguan nga Shqipëria
Një nga pjesëmarrësit në Lëvizjen Studentore të vitit 1990, Neritan Ceka, e cilëson demonstratën e 18 viteve më parë si një luftë për kauzën dhe jo betejë e ndonjë partie politike. Për gazetën "Shqip", nënkryetari i Kuvendit, Neritan Ceka, pohon se pjesa më e madhe e studentëve protestues të viteve ‘90 janë larguar nga Shqipëria, pasi nuk gjetën në këtë vend atë çka ata kërkuan dhe luftuan. Sipas tij, shumica e studentëve të dhjetorit nuk u identifikuan, sepse ata e zgjodhën vetë një rrugë të tillë. "Shumica e tyre sot janë larguar nga Shqipëria, sepse ata nuk mundën dot të gjenin në këtë vend, atë për të cilën ata luftuan 18 vjet më parë", theksoi Ceka. Nënkryetari i Kuvendit, njëkohësisht kryetar i Aleancës Demokratike pohon se Shqipëria ka ndryshuar, jemi është në rrugën e integrimit dhe është fare pranë anëtarësimit të plotë në strukturat euroatlantike.
Ndër politikanët që ndodheshin në këtë demonstratë renditen emra si: Neritan Ceka, Aleksandër Meksi, Edmond Budina, Arben Imami, Eduard Selami e shumë të tjerë. 18 vjet më pas, shumë pak nga themeluesit e vjetër të PD-së, që dolën nga lëvizja studentore janë aktualisht pjesë e kësaj partie. Ndonëse aktualisht kjo parti gëzon pushtetin, në drejtimin e qeverisë janë vetëm tri figura të vjetra të njohura si themelues të PD-së në dhjetor të ‘90-ës. Përveç Kryeministrit Berisha dhe dy anëtarëve të kabinetit, Genc Ruli dhe Genc Pollo, pjesa tjetër e qeverisë u përket brezave pasardhës që janë bërë pjesë e Partisë Demokratike. Madje edhe në radhët e grupit të PD-së, shumë pak themelues të vjetër përfaqësohen si deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Shumë pak nga ideatorët e Lëvizjes Studentore duket se do të jenë në Shqipëri për të festuar 18-vjetorin e Lëvizjes Studentore të vitit 1990. Pjesa më e madhe e tyre, pasi ndryshuan disi rrjedhën e politikës shqiptare tashmë janë larguar nga vendi, ndërsa një tjetër pjesë sot nuk jetojnë më.