E Diel, 1 Nëntor 2026

"Mrika" rikthen artistët e 50 viteve më parë

50-vjetorit të këtij krijimi të Prenk Jakovës. Një koncert
i madh mblodhi në sallën e teatrit "Migjeni" të
Shkodrës njerëz të njohur të artit dhe kulturës. Për
rreth dy orë, teatri "Migjeni" është mbushur me një
tjetër atmosferë, në të cilën janë ripërtërirë emocionet
e 50 viteve të shkuara, pas ngjitjes në skenë të
së parës opera shqiptare. I prezantuar nga Zerina
Kuke dhe Rikard Ljarja, koncerti jubilar u organizua
nën kujdesin e kompozitorit Gjon Shllaku, president
i shoqatës kulturore artistike "Prenk Jakova", Ridvan
Karakaçi, kritik muzike dhe Lorenc Radovani,
violinist. "Fenomeni Jakova sjell te ne ndërgjegjen
kombëtare, njëherazi imazhin muzikor shkodran e
shqiptar. Krijimtaria e tij përmbledh në mënyrë esenciale
procesin e krijimit të operës kombëtare,
duke u bërë normë klasike për brezat e kompozitorëve
shqiptarë", ka thënë në hapje të këtij koncerti,
prezantuesja Zerina Kuke.
Ndërsa, aktori Ljarja cilësoi se "Prenk Jakova krijoi
epokën e tij, fatmirësisht e vendosur midis dy
hapësirave kohore, ku qëndrojnë klasikët e muzikës
shkodrane të gjysmës së parë të shekullit të
20-të, si Palok Kurti, Frano Ndoja, Lec Kurti, At Martin
Gjoka, Kordinal Koliqi. Dhe, pas tyre brezat më të
rinj, si Ramadan Sokoli,
Çesk Zadeja, Tish Daija,
Tonin Harapi, Simon
Gjoni, Pjetër Gaci, Gjon
Kapidani, Gjon Simoni
etj". Nën shoqërimin e
orkestrës simfonike, të
dirigjuar nga Desar Sulejmani,
sopranoja Emiljana
Palushaj, në rolin e
Mrikës, interpretoi
pjesët "Arioza e Mrikës-
Dielli ka perëndue" nga
akti i parë, si dhe duetin
"Mrikë - Dodë" me tenorin Ramë Lahaj.
Pjesë e koncertit ishin dhe aria e Marës nga akti
i parë, "Zot erdhën gjindja e huej", aria e Gjinit, aria
e Mrikes "O ç‘janë k‘ta trazime", nga akti i tretë etj.,
ndërsa nuk munguan dhe pjesë nga opera "Skënderbeu",
apo aria e Santuces nga opera "Kavaleria
Rustikana" e Puçinit, aria e Kavaradosit nga opera
Toska. Epilogu i këtij koncerti jubilar, ishte "Marshi i
Fiskulturistëve", vepër e kompozitorit Prenk Jakova,
ritmi i së cilës ngriti në këmbë gjithë publikun
e pranishëm. Protagonistë të kësaj mbrëmje ishin
edhe disa nga artistët që Prenk Jakova zgjodhi 50
vjet më parë për të interpretuar veprën e tij. Mosha
nuk i ka lejuar që të këndonin sërish, por e kanë
shijuar mbrëmjen në rreshtin e parë të sallës. Tenori
Abdullah Kalaci kujton me emocione interpretimin
e shumë viteve më parë.
Pesëdhjetë vjet të shkuara, kur interpretonte
Dodën, djalin që dashuronte Mrika, ishte një djalë
i ri 27-vjeçar. Sapo ishte kthyer nga studimet në
Rumani për kanto dhe punonte pranë Ansamblit të
Ushtrisë. I kujtohet fare mirë kur Prenk Jakova i propozoi
të merrte këtë rol, të cilin do kishte dashur ta
kishte edhe mbrëmjen e së shtunës. "Miqësia ime
me Prenkën ishte aq e madhe sa kur vija në
Shkodër, më shumë rrija në shtëpinë e tij, se sa te
prindërit e mi", rrëfen Kalaci, ndërsa shton se "Jakova
ishte një njeri i jashtëzakonshëm, që tërë jetën
ia kushtoi muzikës". Personazhe të dikurshëm si
koristet Lajde Banushi dhe Shpresa Nishani, instrumentisti
Mark Kaftalli, sopranoja Florinda Gjergji etj.,
iu rikthyen kujtimeve të 50 viteve të shkuara.50-vjetorit të këtij krijimi të Prenk Jakovës. Një koncert

iu rikthyen kujtimeve të 50 viteve të shkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›