Gjuha shqipe dhe standardi në Kosovë
Një tryezë shkencore me temën "Gjuha shqipe në
vitin e përvjetorëve të mëdhenj" është mbajtur të
shtunën në mjediset e Fakultetit të Filologjisë të Prishtinës.
Ky takim, i cili përkon me 100-vjetorin e Kongresit
të Manastirit, 40-vjetorin e Konsultës Gjuhësore të Prishtinës,
100-vjetorin e lindjes së Eqrem Çabejit dhe Vitit
Ndërkombëtar të Gjuhëve (2008), ka bashkuar studiues
të gjuhës shqipe, mësues, punonjës të kulturës e të
shkencës, botues gazetash e revistash e intelektualë të
tjerë. Shoqata e Gjuhës Shqipe në Kosovë, e cila ka
organizuar edhe këtë konferencë shkencore, është
shprehur se ky vit përvjetorësh është rasti më i mirë për
të shqyrtuar problemin e shqipes standarde, duke u
ndalur kryesisht te gjuha në Kosovë. Diskutimet që përfshijnë
këtë aspekt janë ngritur prej kohësh dhe dilemat
e shfaqura, sidomos nga individë e media të caktuara,
janë orientuar te synimet kryesore të shqipes standarde:
statusi i saj; mësimi i shqipes në shkollë dhe në
universitet; zbatimi me konsekuencë në përdorimin
publik, në media; përkujdesja institucionale për shqipen
etj. Kjo tryezë ka trajtuar nevojën e një ligji për mbrojtjen
e shqipes standarde; ka hedhur në diskutim raportet
mes gjuhës dhe letërsisë shqipe, domosdoshmërinë e
organizimit të seminareve e ligjërata dhe këshillimeve
për shqipen në komunitetin e mësuesve; Instituti Albanologjik
i Prishtinës dhe degët e Gjuhës Shqipe në
fakultete të Kosovës, të inkuadrohen në një lëvizje të
domosdoshme, për të ngritur shkallën e mësimit, të
zotërimit dhe të zbatimit të shqipes standarde në shkollë;
Shoqata e Gjuhës Shqipe e Kosovës të projektojë
zhvillime të veçanta për organizimin e kurseve; organet
e pushtetit dhe ato politike, duke nisur që nga Kuvendi i
Kosovës e deri te nyjat e fundit të pushtetit, por edhe ato
të partive politike në gjithë veprimtarinë e tyre, veçanërisht
në ligje, komunikata, dokumente identiteti e të tjera, të
zbatojnë në nivelin e duhur standardin gjuhësor etj.