Berisha mban premtimin, rriten rrogat e pensionet
Kryeministri Sali Berisha lajmëron një tjetër rritje pagash, pensionesh dhe përkrahjesh sociale, si ndihmë për 800 mijë familje shqiptare në datën 1 korrik. Janë 520 mijë pensionistë që do përfitojnë nga miratimi i këtij vendimi në një nga mbledhjet e afërta të qeverisë. Po ashtu janë dhe rrogëtarët e administratës shtetërore që do të kenë një rritje të re të pagave pas 50 ditëve. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PD-së, z. Berisha informoi se pensionet e fshatit do të rriten në masën 15 për qind, kurse ato të qytetit në masën 10 për qind. Ndërsa lidhur me rritjen që do të pësojë ndihma ekonomike, parashikohet një rritje prej 10 për qind për mbi 90 mijë familje që marrin ndihmë ekonomike.
Kryeministri konfirmoi para deputetëve të tij se vendimi po përgatitet nga qeveria dhe sipas tij, "tejkalon plotësisht zotimin e bërë në 2005-n dhe se kjo është rritja më e madhe e rrogave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike, e cila tejkalon qartë barrën e inflacionit në të gjitha shtresat dhe lehtëson jetën e përditshme”. Duke informuar mbi rritjen e pensionit për 520 mijë pensionistët shqiptarë, Berisha vuri në dukje se për të kompensuar inflacionin për 170 mijë pensionistët në fshat, ku pensioni minimal është rreth 63 mijë lekë, qeveria do të vendosë një rritje prej 15 për qind të pensioneve. "Për pensionet e qytetit, ku pensioni minimal ka vlerën 110 mijë lekë, qeveria do të vendosë një rritje prej 10 për qind. Rritja e pensioneve e tejkalon qartësisht peshën e inflacionit dhe nga data 1 korrik bën që shqiptarët të kenë pensionin minimal jo më 100 USD, siç e patëm premtuar, por 100 euro", - tha Kryeministri.
Pagat
Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PD-së, Kryeministri Berisha foli dhe për vendimin e rritjes së pagave të rrogëtarëve. Kreu i qeverisë vuri në dukje se "do të ketë një rritje të pagave me 14 për qind për 44 mijë arsimtarë, rritje e cila garanton dyfishimin brenda mandatit qeverisës për pagat e të gjithë mësuesve të Shqipërisë". Ai bëri të qartë se në vitin 2009 ne realizojmë dyfishimin e rrogave të arsimtarëve, ku një mësues që merrte 200 mijë lekë do të marrë 400 mijë lekë në mbyllje të mandatit të pare qeverisës. Z. Berisha premtoi se qeveria e tij do të dyfishojë rrogat e 12 mijë infermierëve me një rritje të ndjeshme, e cila do të jetë 14-15 për qind, por skema është garantuese për dyfishim të plotë të rrogave të tyre deri në fund të mandatit qeverisës. Nga vendimi që po përgatitet nga qeveria, parashikohet dhe një rritje e pagave të të gjithë rrogëtarëve të tjerë, për të përballuar inflacionin dhe në këtë kuadër një rritje prej 4 për qind do të pësojnë rrogat e larta dhe me 7 për qind do të rriten rrogat e tjera. “Po zhduket pra problemi i rrogave që instaluan paraardhësit tanë, ku një zyrtar i lartë merrte sa 62 pensionistë apo sa 30 rrogëtarë. Një rritje të ndjeshme thelbësore do të pësojnë edhe rrogat e ulëta në sektorin privat”, - deklaroi z. Berisha. Nisur nga kjo, qeveria synon që pas datës 1 korrik nuk do të ketë rrogë nën 170 mijë lekë në Republikën e Shqipërisë. Sipas Kryeministrit Berisha, "përcaktimi i rrogës minimale të një vendi është detyrim për të gjitha vendet, madje edhe në SHBA që është vendi frymëzues i liberalizimit".