Partitë, financimi pa limit
Në fushatë elektorale partitë politike mund të pranojnë çdo lloj shifre që u ofrohet atyre si dhuratë nga simpatizantë apo grupe interesi të ndryshme. Megjithëse partitë kanë përfituar gjithmonë nga dashamirësit e tyre, ato nuk mund të pranonin të paktën ligjërisht më shumë se 10 milionë lekë, shumë kjo që duhej deklaruar në KQZ. Por, duket se dy partitë e mëdha do të heqin këtë kufi duke e rritur shumën ose duke e bërë atë pa limit. Një grup ekspertësh nga qeveria, por edhe partitë politike, janë duke punuar për të ndërhyrë në Kodin Zgjedhor, aty ku parashikohet çështja e financimeve të partive politike. Dy partitë e mëdha në vend, PD dhe PS, në këtë pikë kanë rënë dakord tashmë, duke lënë ende në diskutim çështjet teknike. Burime nga PS-ja konfirmuan dje për “standard” se nuk ka një vendim konkret, por ka një prirje që të rritet kuota e lejuar nga Kodi Zgjedhor aktual ose të hiqet fare. Kodi Zgjedhor aktual lejon që partitë kanë të drejtë të marrin jo më shumë se dhjetë milionë lekë të vjetra dhuratë dhe kjo e deklaruar pranë KQZ-së, ndërsa me propozimin e ri pritet që kjo kuotë të rritet madje edhe mund të pesëfishohet. Një tjetër propozim është ai i heqjes së kuotës, pra financimi mund të jetë i një shume pa limit, me kushtin e vetëm që ajo të deklarohet dhe të kalojë në sitën e një kontrolli të rreptë. Pritet që në Kuvend të mbërrijnë të dyja variantet dhe të përcaktohet nga palët se si do procedohet më tej. Shqipëria prej 18 vitesh është përfshirë në një debat të tillë ashtu si dhe shumë vende të tjera të botës dhe prirja kryesisht ka qenë drejt rritjes së tavanit të kuotës ose drejt heqjes së tij. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë limit në dhurata e donacione për X apo Y parti, por ato deklarohen pranë institucioneve përkatëse. Ndërsa shumica e vendeve të Evropës kanë një limit të përcaktuar që gjithnjë ka shkuar drejt rritjes. Kjo për shkak të rritjes së kostove të fushatave elektorale që sa vijnë e bëhen me luksoze. Vakuumi ligjor që ekziston në Shqipëri ka hedhur dyshime mbi fushatat mjaft të kushtueshme të partive politike, kjo sepse në të shumtën e rasteve ka pasur financime anonime, duke mos ditur prejardhjen e vërtetë të parave. Sipas ligjit aktual, në përfundim të zgjedhjeve çdo parti duhet të raportojë në KQZ për koston e fushatës dhe donacionet që ka marrë gjatë kësaj kohe. Por ky institucion nuk ka më shumë kompetenca se kaq për të verifikuar origjinën e donacioneve dhe vërtetësisë së tyre. Ish-kryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Kastriot Islami, tha “se parimet kryesore janë që të jetë një financim sa më i thjeshtë, të jetë një financim i arsyeshëm, në kuptimin e termave buxhetorë, që të mos rëndojë në xhepat e shqiptarëve, si dhe të jetë buxhetim transparent”. Por ajo që duan të bëjnë këtë herë partitë është që të preket jo vetëm çështja e financimit të partive gjatë fushatës, por në tërësi gjatë gjithë kohës. “Fola për ndryshimin parimor të neneve që lidhen me financimin, sepse KQZ-ja ka pasur vetëm fushatat elektorale, ndërkohë që financimi i partive politike është në një spektër më të gjerë dhe nuk është KQZ-ja që merret me këtë çështje. Të tilla çështje që lidhen me institucionet përkatëse do të jenë pjesë e këtij diskutimi”, - shtoi Islami.
Një debat si rasti i Shqipërisë përfshiu para disa kohës klasën politike në Zelandën e Re, ku qeveria u detyrua që të çojë në Parlament një nismë ligjore që rriste tavanin e donacioneve, kjo, sepse fushatat sa vijnë e bëhen më të kushtueshme.
Neni 144
Burimet jopublike të financimit të fushatës zgjedhore
1. Përveç fondeve nga Buxheti i Shtetit, subjektet zgjedhore mund të përfitojnë për fushatën e tyre zgjedhore dhurata nga persona fizikë ose juridikë privatë vendas. Asnjë person fizik ose juridik nuk mund t’i japë të njëjtit subjekt zgjedhor dhurata në vlerë më të madhe se 1 milion lekë ose kundërvleftën në sende ose shërbime. Subjektet zgjedhore regjistrojnë dhe deklarojnë, në përputhje me nenin 145/1 të këtij Kodi, të gjitha dhuratat e përfituara në periudhën nga data e dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve deri në datën e zgjedhjeve.
2. Partitë politike nuk mund të shpenzojnë për fushatën e tyre zgjedhore, përfshirë dhe atë të kandidatëve të tyre, më shumë sesa dhjetëfishin e shumës më të madhe të përfituar nga një parti, sipas pikës 1 të nenit 145 të këtij Kodi.
Neni 145/1
Deklarimi i shpenzimeve të fushatës zgjedhore
1. Jo më vonë se 45 ditë pas datës së zgjedhjeve, të gjitha partitë ose kandidatët e pavarur dorëzojnë pranë KQZ-së raportet financiare të fushatës, sipas formularëve dhe udhëzimeve të përcaktuara me vendim të KQZ-së.
3. Ndaj partive, koalicioneve ose kandidatëve të pavarur, të cilët nuk i përmbushin këto detyrime raportimi, ose raportimi i të cilëve ka mangësi, KQZ-ja zbaton sanksione administrative, në përputhje me nivelin e shkeljes. Në këto sanksione bëjnë pjesë: humbja e plotë ose e pjesshme e fondeve, të cilat u janë caktuar nga shteti, gjobë deri në dyfishin e shumës së fondeve që nuk janë justifikuar siç duhet, ose deri humbjen e së drejtës për t’u regjistruar në zgjedhjet e ardhshme, derisa të zgjidhen parregullsitë dhe të paguhet gjoba përkatëse.