E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Berisha të mos ndërhyjë në kompetencat e Topit

Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri thirrje dje Kryeministrit Berisha që të mos ndërhyjë në kompetencat e Presidentit të Republikës dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas anëtares së kryesisë së LSI-së, Brizida Gjikondi, Kryeministri bën mirë të kthejë vëmendjen dhe mekanizmat e tij antikorrupsion në çdo hallkë që ka pushtuar ekzekutivin që ai mbulon. “Mjafton të shkojë një ditë nëpër zyrat e shërbesave dhe në pavijonet e spitaleve dhe zoti Kryeministër do kuptojë se agresionin verbal duhet ta bëjnë shqiptarët kundrejt tij dhe jo anasjelltas”, - tha Gjikondi. Ajo shtoi se “korrupsionin e njohim dhe ndiejmë të gjithë, shqiptarët s’kanë nevojë për konstatim, Kryeministri nuk është në krye të vendit për të konstatuar dhe fyer, por për të bashkëpunuar dhe bashkërenduar punën me Institucionet e tjera kushtetuese, duke bërë të mundur çmontimin real të këtij fenomeni që si rrallë herë këta 3 vjet e ka gllabëruar të gjithë shtetin që ai pseudodrejton”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›