Rama ndryshon traditën, festa e PS-së, në bazë
Të enjten, selia rozë do të braktiset. Deputetë, sekretarë e nënsekretarë, anëtarë kryesie, si dhe çdo drejtues tjetër i selisë rozë do të zbresë në bazën socialiste për të festuar krijimin e 17-vjetorit të Partisë Socialiste. Për herë të parë, drejtuesit e partisë do t’u largohen festimeve zyrtare në ndonjë lokal luksoz të kryeqytetit me ushqime e pije të shtrenjta. 17-vjetori i krijimit të saj është ideuar si një festë e vërtetë me çdo socialist në të gjithë vendin. Lidhur me këtë çështje, kreu i PS-së pati një takim rreth mesditës së djeshme me sekretarët e strukturave drejtuese në qarqe, duke u dhënë udhëzimet e duhura se si do të organizohet ajo. Më pas vendimi u është bërë i ditur edhe deputetëve të selisë rozë të cilët në 12 qershor do të zbresin në takim me anëtarët e PS-së në zonat e tyre elektorale. Për të shmangur qejfmbetjet apo dhe refuzimet e ftesave nga ish-themelues, Rama ka gjetur një ide më origjinale, duke bërë minifesta nëpër rrethe. Kjo i shkon për shtat dhe politikës së ndjekur nga ai që kur erdhi në krye të partisë, ku është fokusuar në takimet në bazë, duke bërë madje dhe mbledhjet e kryesisë e asamblesë nëpër qytete të ndryshme. Nuk do të ketë
asgjë zyrtare me ftesa e me tortë, sikundër janë festuar përvjetorët e tjerë. Këtë herë kryetari i PS-së ka dashur që krijimi i partisë që drejton të përkujtohet mes anëtarëve të thjeshtë duke e lënë kështu mënjanë një festë ku mblidhen themeluesit e ish-drejtues të saj. 15-vjetori i Partisë Socialiste shënoi kulmin e festave të kësaj partie, i organizuar në një nga lokalet me luksoze në periferi të Tiranës. Edi Rama rezervoi një dolli të veçantë për liderin 15-vjeçar të saj, Fatos Nano. Ishte një festë ku nuk munguan mjaft figura të rëndësishme. Ndërsa 16-vjetori i PS-së nuk shënoi as gjysmën e rrezatimit të vitit parardhës. Një festë mjaft e vogël, më shumë pak njerëz, ku mungonin dhe shumë prej themeluesve, madje edhe Fatos Nano. Këtë herë urimin e veçantë Rama ia dedikoi ish-krahut të djathtë të Fatos Nanos, Gramoz Ruçit. “Gëzuar shoku Gramoz, sepse ti je shenjë e gjallë që partia jeton edhe pa ne”, - ishte urimi i Ramës për një ndër veteranët e PS-së. Me mënyrën se si PS-ja do festojë lindjen e saj duket se çastet dhe komentet negative do të shmangen. Të gjithë mes anëtarëve të thjeshtë, pa e bërë dot bilancin se kush mungonte dhe kujt iu dedikua dollia e radhës.
Një vit më parë festa e organizuar më këtë rast ishte e papritur dhe mjaftuan pak orë që rreth selisë rozë të mblidhen mjaft socialistë, ndërsa këtë vit, Rama ka marrë përsipër të festojë në mënyrë sa më të veçantë krijimin e Partisë Socialiste.
Krijimi
Partia Socialiste u krijua në 12 qershor të vitit 1991, si rezultat i Kongresit të mbledhur në 10 qershor ku u bë një analizë e Partisë së Punës. Duke parë zhvillimet e reja që sollën pluralizmin në vendin tonë, si dhe dëshirën e njerëzve që të mos kishin më të bënin me një parti që kishte lidhje me komunizmin, u vendos që të ndërrohej emri dhe të kishte një program të ri, larg politikave të Partisë së Punës. Si fillim, në drejtimin e saj nuk ndryshuan shumë gjëra, kjo sepse kasta drejtuese e PP-së vazhdoi të ishte në krye të PS-së. 17 vjet më vonë, PS-ja është partia më e madhe e së majtës dhe ka pësuar vetëm një përçarje që solli krijimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës.