E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafik heroine, shkatërrohet banda italo-shqiptare



LECE- Skuadra e antimafias në Bari ka shkatërruar një organizatë italo-shqiptare që i dedikohej trafikut ndërkombëtar të drogës. Në bashkëpunim me degët e DIA-s në Firence, Napoli dhe Leçe janë ekzekutuar 25 urdhër arreste në të gjithë Italinë. Mediat italiane bënë të ditur se mes të arrestuarve 17 janë shtetas italianë dhe 8 janë shqiptarë. Hetimet bëhet e ditur se kanë filluar 8 muaj më parë dhe sasia e drogës e sekuestruar gjatë kësaj periudhe arrin në 23 kg heroinë. Sipas hetimeve anëtarët e bandës kanë trafikuar sasinë prej 23 kilogram heroinë, me vlerë 10 milionë euro që u bllokua më 5 shtator 2008 afër portit të Barit. kishte mbërritur në Bari nga qyteti i Durrësit dhe u sekuestrua në momentin që 4 shqiptarë po e nxirrnin nga rrotat e një fuoristrade ku dhe e kishin fshehur. Droga ishte marrë në Greqi, nga 2 korrierë shqiptarë të cilët më pas kishin zbritur në Durrës për të mbërritur me traget në Bari. Në Itali droga do t’i besohej dy bashkatdhetarëve të cilët ishin gati për të bërë transportimin e saj drejt brigjeve romanjole dhe salentine. Skuadra e antimafias pritet të dalë në një konferencë për shtyp sot në orën 10.00 për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion. Në shtator të 2008, policia italiane arrestoi në portin e Barit Ermal Aliajn, Ervin Dema, Erion Ruka, të tre qytetare nga Vlora dhe Arian Kertusha nga Tirana. Droga u gjet e paketuar brenda makinave të shqiptarëve. Pikërisht në makinën tip “Opel Korsa” që drejtohej nga Ermal Aliaj u gjet 11 kg heroinë, ndërsa 12 kilogram heroinë u gjetën në makinën tjetër “Aaudi 3”, e cila drejtohej nga Erion Ruka. Dy të arrestuarit e tjerë Arjan Kertusha dhe Ervin Dema, ishin furnizues të heroinës dhe më pas ata do ta shpërndanin në zona të ndryshme të Italisë.

29 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›