Berisha me të rinjtë: Do zbatoj marrëveshjen me ju
Në ndryshim nga herët e etapat e para të turit "Shqipëria në NATO", këtë herë Kryeministri Berisha ka zgjedhur Pallatin e Kongreseve dhe të rinjtë për të vazhduar turin e tij.
ADI SHKEMBI
Jo vetëm kaq, por e gjithë fjala e kreut të qeverisë nuk kishte të bënte me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por me premtimet për të rinjtë. Para kryeqytetasve Berisha foli për një kontratë, të cilën e quajti të shenjtë dhe u zotua se do ta zbatojë atë pikë për pikë. Thuajse njësoj si në fushatën elektorale të vitit 2005, tani në pushtet, Berisha premtoi investime në arsim dhe në atë që ai e quajti mosha dixhitale. "Me ju unë kam një kontratë të gjatë sa ç'kam jetën time në politikë. Pas librave të shenjtë, kontrata me ju është një libër i shenjtë për mua. Do punoj çdo ditë bashkë me ju, do ta zbatoj atë pikë për pikë, nen për nen, si kusht të të gjitha kushteve për të ecur me shpejtësi drejt të ardhmes evropiane", u shpreh Kryeministri Berisha. Më tej në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se, "ju garantoj se pas ftesës vjen anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO. Liritë tuaja do të jenë të garantuara njëherë e përgjithmonë. Në kontratën time me ju është arsimi modern, është mosha dixhitale, do t'i qëndroj asaj pikë për pikë". Edhe në këtë takim, Kryeministri shoqërohej nga dy nënkryetarët e PD-së, Patozi e Topalli si dhe nga kreu i PD-së së Tiranës, njëherësh ministër në kabinetin qeveritar, Sokol Olldashi. "Këtë pranverë ne festuam dy ngjarje ndër më të mëdhatë në historinë e Kombit shqiptar, pavarësinë e Kosovës dhe ftesën për në NATO. Ju garantoj ju se ngjarje të tjera të mëdha do t'i festojmë shumë më shpejt. Lëvizja e lirë e juaja është qëllimi im madhor dhe se do bëj çdo përpjekje që në një kohë të shkurtër, ju, të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, të lëvizni në mbarë Evropën si qytetarë të saj", vijoi më tej kreu i qeverisë, teksa premtoi se shumë shpejt do të bëhet e mundur lëvizja e lirë e njerëzve. Pas fjalës së kryeministrit, koncerti i organizuar nga forumet e të rinjve vazhdoi me këngë të këngëtarëve më të njohur të skenës. Për rreth 90 minuta në Pallatin e Kongreseve performuan Çiljeta, Julka, Aurela Gaçe, Eranda Libohova, Produkt 28 etj.