Krijohet Aleanca Socialiste për Integrim, LSI mbledh 5 parti brenda vetes
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zyrtarizuar koalicionin para dhe paszgjedhor me 5 forca të tjera politike. Aleanca Socialiste për Integrim do të përbëhet nga LSI, PSV 91, Partia e Gjelbërt, Partia e Emigrantëve, Lëvizja për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut dhe Toleranca e Re, partia e Komunitetit Rom dhe Egjyptian.
Kreu i LSI, Ilir Meta, e konsideroi kënaqësi e veçantë nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje për formalizimin e koalicioni që sipas tij është i ri por sjell më shumë vlera të reja në politikën shqiptare, vlera që do të konkurrojnë me besim dhe dinjitet në zgjedhjet e 28 Qershorit. Ky koalicion përbëhet kryesisht nga forca politike të reja, të krijuara në Shqipëri gjatë katër viteve të fundit si një reagim jo vetëm kundërshtues ndaj politikës së vjetër, por njëkohësisht si një propozim, si një zgjidhje por edhe si një zgjedhje e re për shqiptarët, pasi është një koalicion që bazohet mbi vlera shumë të rëndësishme, mbi vlerat e ruajtjes, mbrojtjes, forcimit dhe pavarësisë së institucioneve në këtë vend, dhe është një koalicion që bazohet fort mbi vlerat dhe të drejtat e njeriut që deri tani janë respektuar për fat të keq vetëm në letër në këtë vend, nënvizoi Meta. Sipas tij, ky koalicion beson se vetëm në këtë mënyrë duke qëndruar fort mbi këto vlera, do të mund të realizohet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nënshkrimi marrëveshjes është përshëndetur edhe nga kreu i PSV91, Petro Koçi i cili ka shprehur bindjen se përfaqësimi në dy koalicione të majta në këtë fushatë elektorale është një zgjedhje e mençur dhe fituese. Dua të garantoj se Aleanca e re Socialiste për Integrim do të jetë një aleancë fituese që do të përfaqësojë, jo vetëm në fushatë por dhe pastaj në bashkëqeverisjen e vendit vlera të vërteta programore, por dhe qeverisëse, tha Koçi. Më tej, duke ua lënë radhën e fjalës krerëve të tjerë të partive të këtij koalicioni. Kryetari i Partisë së Gjelbër, Edlir Petanaj vlerësoi maksimalisht pjesëmarrjen e partisë që ai përfaqëson në këtë koalicion vlerash, koalicion i cili do të ketë prioritet mjedisin dhe një sërë çështjesh të tjera. Ne firmosëm në emër të një mjedisi që tashmë është i kërcënuar, në emër të një mjedisi që tashmë është i dëmtuar, por dhe në emër të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që duan të jetojnë në një mjedis të pastër, me një jetë të shëndetshme, me një jetë më cilësore, cilësoi Petanaj. Ndërsa kryetari i Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve Ymer Kurti ka shprehur besimin se kjo aleancë nën kujdesin e LSI-së dhe Kryetarit të saj, ish -Kryeministrit Meta se do të jetë përfundimisht kjo aleancë që do tu japë të drejtat emigrantëve që të trajtohen komfort konventave ndërkombëtare. Më tej kanë përshëndetur edhe krerët e tjerë të partive anëtare në koalicionin e shpallur ditën e djeshme.